• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Pasuria e Shkëlzenit në krizë pas rrëzimit të Berishës nga pushteti/ Si kanë ndryshuar të ardhurat e tij
Home
Shqipëri

Pasuria e Shkëlzenit në krizë pas rrëzimit të Berishës nga pushteti/ Si kanë ndryshuar të ardhurat e tij

11 May, 2018 Redaktor2 Breaking News, Politikë, Shqipëri

Nëse gjatë kohës kur kishin babain kryeministër deklaronin deri në 300 mijë euro në vit të ardhura në fushën e konsulencës dhe pasurive të paluajtshme, pas rrëzimit të Sali Berishës nga pushteti, fëmijët e tij, Argita dhe Shkëlzeni, deklarojnë fitime modeste nga ky aktivitet.

Shqiptarja.com zbardh ekskluzivisht pasurinë e familjes Berisha për vitin 2017, ku ndryshe para vitit 2013, tashmë mungojnë apartamentet e reja dhe shumat e mëdha të parave të fituara nga konsulenca dhe ndërmjetësimi. Referuar deklaratave të pasurisë, Shkëlzen Berisha, gjatë vitit 2017, ka fituar vetëm 3 milionë lekë nga aktiviteti i tij në fushën e konsulencës.

Vitin që u larguar Sali Berisha nga pushteti, Shkëlzeni rezulton se ka krijuar kompaninë ‘Albanian Legal Company’, nga e cila deklaron 959 784 lekë pagë vjetore. Gjithashtu, Shkëlzen Berisha, gjatë vitit 2017, deklaron rrudhje të pesë llogarive bankare dhe shtim të vetëm një llogarie bankare.

Gjatë këtij vitit, Shkëlzeni deklaron se ka shlyer një borxh me vlerë 75 mijë euro si dhe kredinë për blerjen e një makine me vlerë 11 836 euro. Ndërkaq, Argita Berisha, gjatë vitit 2017 deklaron 40 mijë euro të ardhura nga dhënie e apartamenteve më qira, 1 456 507 lekë pagën në Fakultetin e Drejtësisë si dhe 1 937 712 lekë të ardhura nga mësimdhënia në fakultete private.

Ashtu si Shkëlzeni, edhe Argita deklaron vetëm 22 977 euro të ardhura nga konsulenca. Argita deklaron pakësimin e 4 llogarive bankare si dhe shtimin e gjashtë llogarive të tjera. Ish-kryeministri Sali Berisha deklaron si të ardhura 1 323 121 lekë pagën si deputet, 439 996 lekë dieta si dhe shtimin e dy llogarive me 583 365 lekë dhe 53 USD.

Liri Berisha deklaron shtimin e tre llogarive bankare me shumat 1 148 lekë, 1 148 lekë dhe 790 468 lekë. Gjithashtu deklaron pensionin 790 468 lekë dhe 3 296 lekë interesa bankare.

Pasuri të tjera të Shkëlzenit
Në vitin 2009, Shkëlzen Berisha deklaronte 308.599 euro të ardhura nga aktiviteti provat në fushën e pasurive të paluajtshme si dhe makinë 18 mijë euro. Në vitin 2010, Shkëlzen Berisha deklaronte 150 000 euro të ardhura nga aktiviteti provat në fushën e pasurive të paluajtshme, 3 632 528 lekë të ardhura si konsulent juridik.

Në vitin 2013, deklaronte blerje apartamenti me sipërfaqe 198 m2 dhe parking në ETC, me vlerën 346 500 euro, të ardhura nga konsulenca 4 520 814 lekë, 31 964 euro të ardhura nga dhënia e apartamentit te ETC me qira dhe pagesë qiraje për zyrat në Lundër 4 800 euro.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Njoftim për emigrantët ilegal/ Flet avokati: Si mund të shmanget deportimi pas 10 vitesh qëndrim
Previous article Trump: Kapëm 5 krerët më të kërkuar të ISIS!/ Ja si ranë në kurth ndihmësit e Al-Bagdadit

Redaktor2

Postime të ngjashme

OPERACION ANTIDROGË NË SHKODËR/ Asgjësohen 2098 bimë narkotike kanabis! Arrestohen 2 persona, nisin hetimet për kryeplakun e fshatit Vukël Aktualitet

OPERACION ANTIDROGË NË SHKODËR/ Asgjësohen 2098 bimë narkotike kanabis! Arrestohen 2 persona, nisin hetimet për kryeplakun e fshatit Vukël

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge… Politikë

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge…

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës Politikë

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT