• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“U ndezën motorët e luftës”/ Tani bota e pasigurt, pas vendimit të Trump pritet që…
Home
Nderkombetare

“U ndezën motorët e luftës”/ Tani bota e pasigurt, pas vendimit të Trump pritet që…

10 May, 2018 F.autor Botë, Nderkombetare

Pak ore pas vendimit te rendesishem te Presidentit Amerikan Donald Trump qe ndezi motoret e luftes ne Lindjen e Mesme, qe tha se SHBA heq dore nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 me Iranin, si aleatët ashtu dhe kundërshtarët po vëzhgojnë nga afër zhvillimet.

Në emisionin televiziv të kësaj jave të gazetares Greta Van Susteren, disa ekspertë diskutuan mbi pasojat ekonomike dhe të sigurisë kombëtare në tërësi që sjell largimi nga marrëveshja bërthamore me Iranin.

98A596EA-C8EF-45B3-B133-9E507CC89EE0_w1023_r1_s

Tashmë po ndihen efektet e tërheqeqjes së Presidentit Trump nga marrëveshja bërthamore me Iranin e vitit 2015. Lajmi çoi në rënien e monedhës iraniane përballë dollarit amerikan.

Eksperti Ilan Berman, skeptik i marrëveshjes, i tha gazetares Greta Van Susteren se rivënia e sanksioneve ekonomike do të ketë pasoja të gjera.

“Kompanitë dhe shtetet që bëjnë biznes me Iranin i vë para një zgjedhjeje, ata mund të mos e pëlqejnë këtë zgjedhje, por i bën ata të zgjedhin.”

Brett Decker, ish zyrtar i lartë në Bankën Amerikane të Eksport-Importit, mbështet vendimin për heqjen dorë nga marrëveshja.

“Marrëveshja përbëhej kryesisht nga taktika vonuese, por me gjithë dobësitë e saj, kryesisht në verifikimin e objekteve, ajo nuk kishte garanci përveç premtimeve të Iranit.”

Ish Sekretari i Energjisë Ernest Moniz, ndër kontribuesit e marrëveshjes nën Presidentin Obama, kundërshtoi kritikat mbi jetëgjatësinë e marrëveshjes.

“Institucioni i verifikimit nuk egzistonte para marrëveshjes. Siç e kam thënë më parë, verifikimi, më i ashpri që ka parë bota, më parë nuk ekzistonte. Tani kemi një strukturë verifikimi të përhershme.”

Kur krahason mësimet e dala nga Irani dhe Koreja e Veriut, zoti Moniz thotë se verifikimi është kyç në çdo marrëveshje.

“Nuk mund të përsërisim sistemet e mëparshme të dështuara të verifikimit, ku inspektorët shkonin vetëm aty ku thoshte Pheniani. Duhet të kemi të njëjtën gjë që kemi tani në Iran, aftësinë për të kontrolluar kudo ka dyshime për aktivitet.”

Disa ekspertë të politikave të jashtme thonë se vendimi i kësaj jave për Iranin ka implikime të rëndësishme para bisedimeve të planifikuara mes Uashingtonit dhe Phenianit.

“Mund të përdorësh mësimet e dala nga Irani në bisedimet me Korenë e Veriut. Të thuash se marrëveshja me Iranin ishte e dobët, dhe që të mos ndodhë e njëjta gjë me Phenianin, duhet më shumë transparencë. Mendoj se rastin e Iranit zoti Trump do ta përdorë në favor të tij me Korenë e Veriut”, thotë Eksperti Ilan Berman.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ATENTATI NË SHKODËR/ Zbulohen DETAJET: Gjithçka nisi për një BORXH të...
Previous article Në javën e fundit të Premier League do të luhet vetëm për parà…

F.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL: A po bëhet mosnjohja e Kosovës aset diplomatik i Ukrainës? Botë

ANALIZA E REL: A po bëhet mosnjohja e Kosovës aset diplomatik i Ukrainës?

PARALAJMËRON IRANI: Ngushtica e Hormuzit nuk do të hapet pa ndryshuar qëndrim Amerika Botë

PARALAJMËRON IRANI: Ngushtica e Hormuzit nuk do të hapet pa ndryshuar qëndrim Amerika

MANDATI I TRETË NË 2028? Trump: Do të doja shumë, por ligji është i qartë dhe i rreptë Botë

MANDATI I TRETË NË 2028? Trump: Do të doja shumë, por ligji është i qartë dhe i rreptë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT