Policia e Shkodrës ka arritur që të marrë më shumë informacion për plagosjen e ndodhur natën e kaluar në Grudë të Re në njësinë Rrethina. Tashmë efektivët kanë arritur të kenë dyshimet kryesore mbi atë plagosje të 35 vjeçarit Gjovalin Guri. Policia e Shkodrës ka dyshime se kjo ngjarje ka ardhur për një borxh mes të plagosurit dhe autorëve.
Megjithatë hetimet vazhdojnë për të parë çdo mundësi por pista kryesore e momentit është një mosmarrëveshje për një borxh parash. Policia ka arritur që të identifikohë dy autorët ndërsa ende nuk ka bërë të ditur identitetin e tyre dhe po punohet për t’i arrestuar. Gjovalin Guri u plagos me pistoletë sapo doli nga banesa në Grudë të Re ndërsa pas dërgimit në spital është jashtë rrezikut për jetën.


