• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Partia Demokratike publikon dosjen e plotë të dënimit të vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj
Home
Shqipëri

Partia Demokratike publikon dosjen e plotë të dënimit të vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj

9 May, 2018 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Ka nisur konferenca për shtyp nga selia e Partisë Demokratike.

Siç u paralamjërua në njoftimin e shpërndarë për mediat, partia demokratike:  “Ne seline e PD do te mbahet nje konference shume e rendesishme, ku do te publikohen dokumenta ekskluzive”.

Në deklaratën për media përmendet emri i ministrit Fatmir Xhafaj, ku thuhet se vëllai i ministrit Agron Xhafaj është i dënuar me vendim gjykate në Itali, por që nuk ka bërë asnjë ditë burg.

PD publikon dosjen e plotë të dënimit të vëllait të Fatmir Xhafajt për trafik droge.

Fatmir Xhafaj mohoi dënimin e të vëllait për trafik droge. Fatmir Xhafaj tha që dënimi është çështje e sajuar nga opozita, s’ka fakte dhe prova.

PD publikon vendimin e dënimit të Agron Xhafajt për trafik ndërkombëtar droge. Vëllai i Fatmir Xhafajt i dënuar me 7 vjet e dy muaj burgim. Vëllai i Fatmir Xhafajt drejtues i një organizate kriminale në Shqipëri dhe Itali.

Vëllai i Fatmir Xhafajt i dënuar si pjesëtar i një organizate kriminale që vepronte midis Shqipërisë, Italisë, Polonisë dhe SHBA.

Vëllai i Fatmir Xhafajt furnizuesi i organizatës kriminale me heroinë kokainë dhe hashash.

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, ka jo vetëm përgjegjësi politike dhe morale në këtë çështje, por mbi të gjitha ka përgjegjësi ligjore.

Eshtë detyrë e Ministrit të Brendshëm dhe vartësve të tij në Policinë e Shtetit që të identifikonin Agron Xhafajn, të verifikonin dënimin e tij në Itali, dhe të merrnin të gjitha masat ligjore që ai të arrestohej dhe ekstradohej për të vuajtur dënimin e tij prej 7.2 vjet burgim.

Pyetjet e PD per Xhafajn:

1) A e ka përfshirë Fatmir Xhafaj vëllain e tij Agron Xhafaj në listën e personave me rekorde kriminale?

2. Pse ai jeton i lirë në territorin shqiptar, ndërkohë që rezulton i dënuar për trafik droge në Itali dhe nuk ka vuajtur asnjë ditë të dënimit të tij?

3. A është ai person i skeduar dhe nën vëzhgim nga Policia e Shtetit për shkak të aktivitetit të tij të mëparshëm në trafikun e drogës?

4. A është familja “Xhafaj” një nga familjet mafioze që veprojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë?

5. A ka operacioni “Forca e Ligjit” ka efekt mbi vëllain e Ministrit të Brendshëm Agron Xhafaj të dënuar për trafik droge, apo ai është i paprekshëm sa kohë Ministër i Brendshëm dhe drejtues i operacionit është Fatmir Xhafaj?

6. Pse nuk ka përmbushur përgjegjësitë e tij ligjore Ministri i Brendshëm, për të kërkuar identifikimin e këtij shtetasi dhe për të verifikuar nëse është apo jo i dënuar?
7. Pse nuk ka kërkuar nisjen e procedurave për arrestimin dhe më pas ekstradimin e tij në Itali, siç ka vepruar për shtetas të tjerë?

/AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Çmendet adoleshenti në Lushnje/ I sulet vajzës 14 vjet më të madhe në qendër të fshatit, e godet me thikë në fytyrë
Previous article Serbia ndaloi sportistët kosovarë, reagon Ramush Haradinaj: E papranueshme, politika nacionaliste

Redaktor2

Postime të ngjashme

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge… Politikë

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge…

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës Politikë

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës

VENDIMI/ Qeveria miraton mbi 633 milionë lekë për rindërtimin në Krujë, Kurbin dhe Lezhë Politikë

VENDIMI/ Qeveria miraton mbi 633 milionë lekë për rindërtimin në Krujë, Kurbin dhe Lezhë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT