Pas vizitës përmbyllëse në Vjenë ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj është shprehur se “Austria është ndër mbështetësit më aktiv për integrimin tonë evropian”.
Ministri Xhafaj shkruan në twitter:
Sapo përmbyllëm vizitën zyrtare në Vjenë. Takime shumë miqësore me Kryetarin e Parlamentit Austriak z.Wolfang Sobotka dhe homologun tim, Ministrin e Brendshëm z.Herbert Kickl. Bashkëbisedim shumë konstruktiv e i frytshëm me kolegun austriak. Projekte të përbashkëta në zhvillim.
Tirana mikpritëse e takimit të Ministrave të Brendshëm e të Drejtësisë të BE&Ballkanit Perëndimor, gjatë Presidencës austriake të BE-së, në Tetor 2018. Austria, ndër mbështetësit më aktiv për integrimin tonë evropian. Faleminderit miqve austriake!


