• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KLD refuzoi të shkarkojë 4 gjyqtarët, Etilda Gjonaj: Ditë e zezë për drejtësinë shqiptare
Home
Shqipëri

KLD refuzoi të shkarkojë 4 gjyqtarët, Etilda Gjonaj: Ditë e zezë për drejtësinë shqiptare

8 May, 2018 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Ministria e Drejtësisë ka reaguar një ditë pas vendimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, që rrëzoi tre kërkesat e këtij institucioni për shkarkimin e tre gjyqtarëve. Ministrja Etilda Gjonaj e quajti të turpshëm vendimin e KLD-së dhe akuzoi këtë institucion se po bëhet palë në mbrojtjen e interesave personale të gjyqtarëve dhe jo të publikut.

“KLD, si organ kolegjial ka dështuar në garantimin e llogaridhënies së gjyqtarëve dhe është kthyer në një strukturë mbrojtëse të interesave personale të gjyqtarëve”, tha ministrja e Drejtësisë.

Gjonaj risolli në kujtesë rastin e tre gjyqtarëve. E nisi me Petraq Currin, gjyqtar në Gjykatën e Durrësit.

“KLD refuzoi të shkarkonte një gjyqtar të Gjykatës së Durrësit (Petraq Curri), që në mënyrë diskredituese la të lirë dhe mundësoi arratisjen e një personi me rrezikshmëri të lartë shoqërore që kërkohej nga Italia”, tha ajo.

Më pas vazhdoi me gjyqtarin e Fierit, Ergys Selmani.

“KLD refuzoi shkarkimin e një gjyqtari (Ergys Selmani) që për shkak të mosarsyetimit tejet të dyshimtë të vendimit të urdhrit të mbrojtjes në kohë, solli humbjen tragjike të jetës së një gruaje prej duarve të bashkëshortit të saj”, shtoi ministrja.

E në fund, përmendi gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Vlorës, Ken Dhima.

“Refuzoi të shkarkonte nga detyra një gjyqtar të Gjykatës Administratives në Vlorë (Ken Dhima), me plot 212 vendime të arsyetuara me vonesë, 85 janë arsyetuar përtej afatit 5-mujor nga data e shpalljes duke cenuar në mënyrë të rëndë interesat e qytetarëve në proceset gjyqësore”, tha Gjonaj.

Për ministren, dita e hënë do të hyjë në ditët e zeza për drejtësinë shqiptare.

“Nxorri në pah sfidën e madhe që kemi përpara për të përmbysur sistemin e kalbur të drejtësisë. Kam besim që me zbatimin pa kompromis të reformës në drejtësi, vendime si ato të djeshmet do të mbeten pjesë e historisë së padenjë të një sistemi që po i vjen fundi”, deklaroi ministrja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Eto’o befason me zgjedhjen, tregon Messin e dekadës së ardhshme
Previous article 'Kush ja bëri këtë Selena Gomez!' Pas daljes në MetGala, aktorja 25-vjeçare kthehet në Meme (FOTO)

Redaktor2

Postime të ngjashme

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge… Politikë

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge…

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës Politikë

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës

VENDIMI/ Qeveria miraton mbi 633 milionë lekë për rindërtimin në Krujë, Kurbin dhe Lezhë Politikë

VENDIMI/ Qeveria miraton mbi 633 milionë lekë për rindërtimin në Krujë, Kurbin dhe Lezhë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT