• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Sulmi i PD-së për inceneratorët, luftë e brendshme ndaj ish-ministrit Ridvan Bode?
Home
Shqipëri

Sulmi i PD-së për inceneratorët, luftë e brendshme ndaj ish-ministrit Ridvan Bode?

8 May, 2018 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Përkundër asaj që shfaqet në publik, betejat “opozitare” të Partisë Demokratike, më shumë se sa shqetësim për qytetarët, me sa duket janë thjesht një luftë interesash dhe klanesh.

Këtë gjë e ka zbuluar padashje deputeti Myslim Murrizi gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së.

Ndërsa ka replikuar me Sali Berishën, ai ka zbuluar p.sh, se PD dhe Lulzim Basha janë duke sulmuar Ridvan Boden për çështjen e inceneratorët, dhe jo qeverinë.

“Duhet të themi dhe të mos fshihemi se administrator e kësaj kompanie(që trajton mbetejet spitalore dhe u investigua nga një televizion) është nëna e anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD-së, Fabian Topollaj, ortak i kësaj firme është vëllai i deputetit Keltis Kruja dhe vëllai i deputetes Reme Lala.

Deputetët duhet ta dinë se kjo firmë është krijuar në 3 mars 2017 kur ne ishim në çadër…ndërkohë që tenderi është marrë  në dhjetor 2017.

Gjithashtu edhe një i afërm dhe shofer i Ridvan Bodes është administrator kryesor në inceneratorët e Fierit dhe të Elbasanit. Atëherë për çfarë standardesh flasim?”, ka thënë Murrizi në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së.

Çështja e hapur nga deputeti demokrat është shumë e rëndësishme pasi ajo nxjerr në pah se kush është sot PD-ja.

Një grupim interesash dhe asgjë më shumë e cila nuk është privuar nga torta e pushtetit teksa pas “Çadrës” ka rrëmbyer tendera miliona eurosh.

Ky moment ka rëndësi për të kuptuar edhe diçka tjetër. Nëse sjellim në vëmendje, PD-ja e Lulzim Bashës nuk e ka prekur në asnjë moment çështjen e mbetjeve spitalore dhe me zbulimin e emrave të pronarëve të kompanisë kuptohet pse: Ata janë të gjithë partnerë të Lulzim Bashës. E pse jo edhe financues të tij.

Ndërkohë që për inceneratorët PD-ja ka bërë një betejë deri diku serioze,  pasi siç po del tani, pas inceneratorëve del emri i ish-ministrit të Financave, Ridvan Bode.

Lufta e PD-së kundër inceneratorëve është mes të tjerash edhe luftë kundër ish-ministrit të vet të Financave, që përfaqësonte dikur një klan të fuqishëm brenda partisë.

Në mënyrë djallëzore, ngjan se Lulzim Basha ka urdhëruar goditje ndaj inceneratorëve duke përmendur vetëm emrin e Arben Ahmetajt dhe Edi Ramës që kanë firmosur tenderin, por emri i Bodes ka qenë aty i nënkuptuar.

Murrizi ka bërë padashje transparencë për atë që është sot opozita dhe për të kuptuar se pas të ashtuquajturës betejë opozitare, qëndron në fakt një interes konkret i dy apo tre njerëzve.(TemA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Modelja Xenia Deli Sparks është shtatzanë por do habiteni për...
Previous article MOS E HUMBISNI/ Eurovision, Bushpepa këndon sonte i treti

Redaktor2

Postime të ngjashme

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge… Politikë

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge…

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës Politikë

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës

VENDIMI/ Qeveria miraton mbi 633 milionë lekë për rindërtimin në Krujë, Kurbin dhe Lezhë Politikë

VENDIMI/ Qeveria miraton mbi 633 milionë lekë për rindërtimin në Krujë, Kurbin dhe Lezhë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT