• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Komplot për rrëmbimin e Gulenit, Turqia mohon akuzat
Home
Botë

Komplot për rrëmbimin e Gulenit, Turqia mohon akuzat

13 November, 2017 k.autor Botë

Turqia po mohon një artikull sipas së cilit mund të ketë diskutuar me një ish-zyrtar të administratës së Presidentit Donald Trump për një komplot për kapjen e një kleriku mysliman që jeton në Shtetet e Bashkuara.

Sipas artikullit botuar në gazetën “Wall Street Journal”, Prokurori i Posaçëm Robert Mueller po heton një plan që mendohet se mund të ketë përfshirë ish-këshilltarin e sigurisë kombëtare të Presidentit Trump, Michael Flynn, për të rrëmbyer klerikun Fethullah Gulen, i cili që prej vitit 1999 jeton në Shtetet e Bashkuara.

Sipas artikullit, Flynn dhe i biri pritej të merrnin deri në 15 milionë dollarë në këmbim të dorëzimit të tij tek Turqia.

Në një deklaratë të shtunën në mbrëmje, ambasada turke në Uashington i quajti akuzat se Turqia mund të përdorte mjete të paligjshme për ta kthyer Gulenin në Turqi “krejtësisht të rreme, qesharake dhe pa bazë.”

Turqia pretendon se kleriku orkestroi përpjekjen për grusht shteti në Korrik 2016 nga anëtarë të ushtrisë turke, që shkaktoi vdekjen e 240 vetëve. Gulen ka mohuar të ketë luajtur rol në komplotin për të përmbysur qeverinë e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan.

Në deklaratën që përgënjeshtronte artikullin në gazetën “Wall Street Journal”, Turqia thoshte se vazhdon të punojë me institucionet amerikane për të siguruar ekstradimin e Gulenit dhe përsëriti akuzat se kleriku ishte organizatori i përpjekjes për grusht shteti./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Basha kundërshton buxhetin: Oligarkët po pastrojnë paratë dhe trafikantë po blejnë bizneset
Previous article “Demokracia e re”: Kotzias duhet të japë përgjigje

k.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT