Vëllai i ish-deputetit të PS, Arben Ndoka, Aleksandër Ndoka u vra në dhjetor të vitit 2017 por ndërsa kanë kaluar 6 muaj ende nuk ka asnjë zhvillim lidhur me autorët e ekzekutimit të tij.
Megjithatë në lagjien “Nënë Tereza” në Lezhë, një rruge i është vënë emri i tij, në shenjë nderimi.
Ishte pikërisht Këshilli Bashkiak ai që vendosi të nderojë emrin e Aleksandër Ndokës i cili u ekzekutua me breshëri plumbash brenda makinës së tij.
Aleksandër Ndoka punonte këshilltar në këshillin Bashkiak të Lezhës dhe pak para vrasjes ishte emëruar inspektor në IKMT-në e Shkodrës.




