• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Fondi i Abu Dhabit do të financojë deri në fund projektin e Bulevardit të Ri
Home
Shqipëri

Fondi i Abu Dhabit do të financojë deri në fund projektin e Bulevardit të Ri

7 May, 2018 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Fondi i Abu Dhabit do vijojë të mbështesë Bashkinë e Tiranës për të çuar deri në fund projektin e Bulevardit të Ri për dy segmentet e mbetura dhe rivitalizimin e një sheshi monumental në fund të tij. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim drejtorin e operacioneve në botë të Fondit të Abu Dhabit për Zhvillim, Adel Al Husan, me të cilin bisedoi për përfundimin e projektit të Bulevardit të Ri, si dhe mbi mundësinë e vijimit të bashkëpunimit edhe për projekte të tjera.

Ai i shprehu mirënjohjen përfaqësuesit të lartë të Abu Dhabit për financimin e Bulevardit të Ri dhe Lumit Tirana, si dy projekte që kanë transformuar jetën e një komuniteti të madh banorësh, të cilët deri dje vuanin pasojat e informalitetit dhe përmbytjeve. “Kemi pasur një eksperiencë të shkëlqyer me zbatimin e projektit të Bulevardit të Ri, në këto dy vite kemi ecur me ritme të jashtëzakonshme. Sot po i afrohemi fundit, ndërkohë kemi përfunduar totalisht sistemimin e Lumit të Tiranës, çka shpëtoi nga përmbytjet njësitë 4, 8, 9 dhe 11. Pra, fillon nga ura e kthesës së Kamzës deri te Kafja e Rremës, një mënyrë për të shpëtuar një komunitet të tërë, i cili më parë vuante të gjithë pasojat e përmbytjeve. Sot përmbytjet janë një përrallë nga e kaluara”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku theksoi faktin se projekti i rehabilitimit të Lumit Tirana nuk përfshin vetëm sistemimin e familjeve që jetonin në shtëpi të ndërtuara në shtratin e lumit, si dhe ndërtimin e skarpateve mbrojtëse, por edhe krijimin e hapësirave shlodhëse dhe argëtuese për banorët e zonës. “Sot kemi bërë disa parqe anës lumit dhe nga një zonë e degjeneruar me konotacion negativ, Bregu i Lumit krejt papritur po rihyn në fjalorin tonë si një zonë me vlerë, ku po investojmë në arsim, me qendrat sociale, me shkollat e reja. Besoj se duke filluar nga riparimi i lumit kthehu faqen e gjithë zona e Bregut të Lumit”, shtoi Veliaj.

Drejtori i Fondit për Zhvillim të Abu Dhabit, Adel Al Husan, u shpreh i kënaqur për bashkëpunimin me Bashkinë e Tiranës dhe theksoi mbështetjen për projekte të tjera zhvilluese në të mirë të qytetarëve. “Jemi të kënaqur për partneritetin strategjik me qeverinë e Shqipërisë dhe të gjithë jemi dëshmitarë të një arritjeje të madhe. Një tjetër arritje është bërë në zhvillimin e këtij projekti të Bulevardit verior dhe në projektin e rehabilitimit të lumit. Po vazhdojmë diskutimet me qeverinë për projekte të reja. Faleminderit atyre që na dhanë mundësinë për të qenë pjesë e sfidave të tyre të zhvillimit dhe patjetër që do të vazhdojmë të ndihmojmë kolegët dhe vëllezërit tanë në Shqipëri për një të ardhme më të mirë”, tha Adel Al Husan.

Kryebashkiaku Veliaj saktësoi se me drejtorin e Fondit të Abu Dhabit është rënë dakord që të vijojë financimi i projektit të Bulevardit të Ri edhe për dy segmentet e tjera të mbetura. “Me Fondin e Abu Dhabi-t do të sigurohemi që ta çojmë projektin deri në fund edhe me një shesh monumental, ashtu siç është sheshi “Nënë Tereza”. Tashmë kemi disa projekte urbanistike që po kthehen në ikonë për Tiranën, si sheshi “Skënderbej” dhe Bulevardi i Ri. Besoj se me këto dy shtojca të Zogut I dhe të fundit të Bulevardit të ri me projektin e Lidos, të kemi një kurorëzim të suksesshëm të marrëdhënies me Abu Dhabi-n”, e mbylli fjalën Veliaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article REPLIKAT/ “O lale, apo le të vdesin edhe njerëz…”, Rama i përvishet qytetarit: Mos u mërzit o daje se…
Previous article AKSIDENT NE ELBASAN/ Përmbyset një makinë në autostradë, përplasen dy të moshuar

Redaktor2

Postime të ngjashme

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge… Politikë

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge…

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës Politikë

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës

VENDIMI/ Qeveria miraton mbi 633 milionë lekë për rindërtimin në Krujë, Kurbin dhe Lezhë Politikë

VENDIMI/ Qeveria miraton mbi 633 milionë lekë për rindërtimin në Krujë, Kurbin dhe Lezhë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT