Këshilli i Lartë i Drejtësisë kthen në detyrë gjyqtaren Shpresa Becaj.
Becaj ka qenë kryetare e Gjykatës së Lartë. Ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë ka mundur të fitojë betejën ligjore me LKD, ndërsa ka rifituar me gjyq vendin e emërimit të saj si gjyqtare në Gjykatën e Apelit Tiranë.
Në detyrë është kthyer edhe gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahu, e cila ishte pezulluar. Ndërkohë, probleme paraqiten edhe në Gjykatën e Apelit Administrativ. Mësohet se KLD ka shpallur vende vakante në gjykatat e rretheve; Krujë, Kavajë, dhe Lushnjë.
/AlpeNews.al



