• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“Sulmoi” reformën në drejtësi, zbardhet pasuria e milionerit të Apelit që i doli në mbrojtje “sheikut” Llalla
Home
Aktualitet
Drejtësi

“Sulmoi” reformën në drejtësi, zbardhet pasuria e milionerit të Apelit që i doli në mbrojtje “sheikut” Llalla

7 May, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Procesi i Vettingut është thelbësor në zbatimin e reformës në drejtësi.
Një sistem drejtësie i pavarur dhe i paanshëm, siguron vendosjen e sundimit të ligjit.
Por reforma në drejtësi ka edhe skeptikët e saj. Janë njerëz nga fusha e drejtësisë, njerëz që nuk kanë kaluar ende Vettingun, që e shohin pa të ardhme reformën në drejtësi.

Një nga këta është edhe Prokurori i Apelit të Tiranës Gentian Trenova, i cili njëherësh është një nga 9 anëtarët e Këshillit të Emërimeve të Drejtësisë. Kur kanë ndodhur disa shkarkime apo dhe largime në formë dorëheqjesh nga sistemi gjyqësor, nuk dihet nëse prokurori Trenova ka ndryshuar mendim për reformën në drejtësi.

“Kam pretendimet e mia lidhur me këtë reformë dhe jam shumë skeptik me të. Nga një kryeprokuror me fuqi dhe pushtet të madh kalojmë në një stad tjetër me një kryeprokuror pa pushtet dhe një prokuror të thjeshtë të pushtetshëm, i cili nuk do ketë mbështetje dhe mbrojtje për ushtrimin e detyrës. Atëherë si mund të kemi efikasitet me një prokuror të tillë kur nuk e kishim këtë me një kryeprokuror të fuqishëm” ka thënë prokurori i Apelit, kohë më parë në një emision televiziv.

Ndër të tjera, Trenova ka qenë një nga prokurorët e parë që ka dalë në mbrojtje të ish-eprorit të tij Adriatik Llalla, pas përplasjeve që ky i fundit pati me ambasadorin amerikan Donald Lu.
“ Nuk do ishte hata nëse nuk ke marrë vizë amerikane”, ka deklaruar Trenova në atë kohë.
Pas akuzave të ardhuara nga perëndimi, tashmë Llalla po hetohet për korrupsion. Edhe për këtë pjesë nuk dihet nëse Trenova ka ndryshuar mendim.

Prokurori Gentian Trenova, rezulton të jetë skeptik vetëm për reformën në drejtësi, pasi kur vjen puna tek pasuria nuk ka asnjë lloj skepticizmi.
Vetëm me të ardhura nga puna e tij dhe e bashkëshortes, ai ka një llogari bankare me mbi 11 mijë euro, blen një makinë te rë në vlerën 1 468 800 lekë, hap një tjetër depozitë kursimi me 3 000 euro. Dhe nuk mbarojnë këtu kursimet. Në fund të vitit 2016 ai ka edhe 500 000 lekë të tjera kursime.

Do të ishte me interes për qytetarët që prokurori Trenova apo dhe kolegë tij nga prokuroritë e tjera dhe gjykatat, të tregonin për publikun se arrinin të kursenin aq shumë vetëm me të ardhura nga paga.
Duket se prokurorët i kemi “kursimtarë” jo vetëm në aspektin e vënies së drejtësisë, duke amnistuar të korruptuarit e politikës dhe jo vetëm, në këmbim të komoditetit të tyre, por edhe në aspektin financiar.
Deklarata e pasurisë 31.03.2017

Shtesë në depozitën e kursimit e hapur me datën 13.08.2014, në shumën 4 000 euro. Shtesa është vendosur me datë 15.08.2016. të ardhurat janë nga kursimet e pagës. Gjendja e depozitës me numër 597261, në muajin gusht të vitit 2016 është bërë 11.074 euro.
Blerje automjeti me dtaë 30.11.2016 tip volsvagen, në shumën 1 468 800 lekë. Burimi nga kursimi prej 11.074 euro.

Depozitë kursimi, e hapur ma datë 01.02.2016 në shumën 3 000 euro.Të ardhurat janë nga kursimet e pagës së vitit 2015.
Gjendje cash e akumuluar në vite, në fund të muajit dhjetor 2016, në shumën 500 000 lekë.
Të ardhura nga paga neto si prokuror, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, për periudhën janar-nëntor 2016 në shumën 1 436 230 lekë.
Të ardhura nga paga neto si prokuror, pranë Gjykatës së Apelit në Tiranë, nëntor 2016, në shumën 22 559 lekë.

Të ardhura nga paga neto si prokuror pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, për muajin dhjetor 2016 në shumën 102 446 lekë.
Dieta të marra nga OPDAT në muajin prill të vitit 2016, të kaluara në llogarinë e pagës në shumën 73 500 lekë.

Balanca në llogarinë e pagës në fund të vitit 2016 në shumën 426 411 lekë.
Paga neto e bashkëshortes e dhjetorit 2015, kredituar në janr 2016 në shumën 42 690 lekë.
Dëshpërblim për largimin nga puna të bashkëshortes nga UKT –ja, në shumën 102 269 lekë.
Të ardhura nga paga neto e bashkëshortes në UKT, për muajt prill-dhjetor 2016 në shumën 393 847 lekë. Paga e dhjetorit në vlerën neto është 41 459 lekë, kredituar na janar të vitit 2017.
Balanca në llogarinë e pagës së bashkëshortes në fund të vitit 2016 është 10 613 lekë.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Nga Juvja, Milani, Interi e deri te Roma, shtohen pretendentët për Martial
Previous article Çfarë nderi! Nexhmije Pagarusha nderohet për ditëlindje me çmimin prestigjioz nga Donald Trump

Redaktor2

Postime të ngjashme

DETAJET/ Digjen dy makina në orët e para të mëngjesit në Elbasan, policia heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme Aktualitet

DETAJET/ Digjen dy makina në orët e para të mëngjesit në Elbasan, policia heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme

PARASHIKIMI I MOTIT/ E diela me temperatura të larta, temperaturat ngjiten deri në 39°C! Ja qytetet ku pritet të jetë më nxehtë Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT/ E diela me temperatura të larta, temperaturat ngjiten deri në 39°C! Ja qytetet ku pritet të jetë më nxehtë

SHPËTOHET ÇIFTI I BLLOKUAR NË KANIONIN E GJIPESË/ Njëri prej turistëve transportohet në spital pas thyerjes së këmbës Aktualitet

SHPËTOHET ÇIFTI I BLLOKUAR NË KANIONIN E GJIPESË/ Njëri prej turistëve transportohet në spital pas thyerjes së këmbës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT