Një 34 vjeçar ka kërcënuar me mesazhe bashkejetuesen, 30 vjeçe. Kjo e fundit ka denoncuar në polici rastin dhe ka marr urdhër mbrojtjeje.
Informacioni i plotë i policisë
Komisariati i Policisë Sarandë njofton se më datë 05.05.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për një shtetase 30 vjece, banuese në Sarandë.
Kjo kërkesë ka ardhur pasi dyshohet se bashkëjetuesi i saj vjeç 34, e ka ngacmuar me mesazhe nëpërmjet telefonit.
Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë.
Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.


