Mësohet se një 71 vjecar nga qyteti i Sarndës ka kërkuar urdhër mbrojtjeje në polici pasi është dhunuar nga ish dhëndëri.
Njoftimi i plotë i policisë:
Komisariati i Policisë Sarandë njofton se më datë 05.05.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për një shtetas vjeç 71, banues në Ksamil.
Kërkesa ka ardhur pasi dyshohet se ish-dhëndri, vjeç 47, banues në Xarrë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij.
Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë.
Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.


