• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Merr fund blerja e ilaçeve tek farmacia e “mikut”/ Spitalet do t’i sigurojnë, në të kundërt…
Home
Sociale

Merr fund blerja e ilaçeve tek farmacia e “mikut”/ Spitalet do t’i sigurojnë, në të kundërt…

5 May, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Sociale

“Askush nuk do drejtojë qytetarët të blejë barnat esenciale jashtë spitalit, drejtorët përgjegjës për menaxhimin”

“Askush nuk mund të drejtojë më pacientin apo familjarin, që të blejë ilaçe jashtë spitalit. Lista esenciale e barnave do të shpallet brenda datës 15 Maj në çdo pavion dhe shërbim urgjence dhe drejtorët e spitaleve do të jenë përgjegjës nëse do te ketë mungesa të këtyre barnave”. Deklarata u bë nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu gjatë konferencës shkencore të zhvilluar në Lezhw, me rastin e 50 vjetorit të krijimit të spitalit rajonal të Lezhës.

Sipas Ministres Manastirliu, këtë vit është arritur një marrëveshje kuadër, e cila i jep fund një herë e mirë barnave stok në spitale, shmang skadencat dhe mbulon nevojat me barnat esenciale për pacientët.
“Ne financojmë sot rreth 35 milion euro për barnat dhe pajisjet mjekësore në spitalet tona. Dhe nëse një spital si Fieri apo Vlora i ka barnat, nuk ka arsye pse të mungojnë në Durrës apo diku tjetër. Pra është çështje menaxhimi”, tha Manastirliu.

Teksa lajmëroi hapjen e një kursi intensiv për menaxhim shëndetësor për 40 drejtuesit e spitaleve, Ministrja u shpreh se puna e tyre do të matet me performancën që ata do të kenë dhe cështja e furnizimit me barna është patjetër një prej elementëve që do të duhet të përmbushet.
Duke u ndalur te investimet, Manastirliu theksoi se: “Nga Kukësi në Sarandë, nga Lezha në Korçë, gjatë 2018 do të investojmë 14 milion Euro për përmirësimin e spitaleve dhe qendrave shëndetësore, në të gjithë Shqipërinë”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Tensionet SHBA-Rusi/ Pentagoni i përgjigjet Moskës, ‘blindon’ Atlantikun
Previous article BURREL/ Qëllon me armë zjarri në ajër, arrestohet 17-vjeçari

Redaktor2

Postime të ngjashme

DHUNUAN DHE MBAJTËN PENG KLIENTIN NË DYQAN/ Në pranga dy pronarët e një biznesi elektroshtëpiakesh në Tiranë Aktualitet

DHUNUAN DHE MBAJTËN PENG KLIENTIN NË DYQAN/ Në pranga dy pronarët e një biznesi elektroshtëpiakesh në Tiranë

E PËSON KEQ/ Qarkullonte me pistoletë në makinë, arrestohet 31-vjeçari në rrethrrotullimin e Rinasit (EMRI) Aktualitet

E PËSON KEQ/ Qarkullonte me pistoletë në makinë, arrestohet 31-vjeçari në rrethrrotullimin e Rinasit (EMRI)

DETAJET/ Digjen dy makina në orët e para të mëngjesit në Elbasan, policia heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme Aktualitet

DETAJET/ Digjen dy makina në orët e para të mëngjesit në Elbasan, policia heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT