Pas vizitës së kryer në Selanik ku u takua me homologun grek Nikos Kotzias, ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ka sjellë informacion mbi dialogun Greqi-Shqipëri për një sërë çështjesh të hedhura në tavolinën e bidedimeve.
Ky raund i parë bisedimesh ka përfunduar me sukses tha ministri Bushati megjithëse sipas tij duhet ende kohë për të arritur në një marrëveshje të plotë.
“Kemi rënë dakord për një sërë pikash, marrëveshja do jetë e drejtë dhe e zbatueshme”, tha ndër të tjera Bushati.


