• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Jetoni me qira në Tiranë? Lajm i keq për ju! Ja si do të ndryshojnë çmimet e apartamenteve dhe vilave
Home
Sociale

Jetoni me qira në Tiranë? Lajm i keq për ju! Ja si do të ndryshojnë çmimet e apartamenteve dhe vilave

5 May, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Tirana, si qendër ekonomike e vendit, tërheq çdo vit qindra të huaj, të cilët vijnë kryesisht për punë.
Të huajt në Tiranë janë ndër target-grupet e rëndësishme për tregun e pasurive të paluajtshme në vend, veçanërisht për tregun e qirave.

Kërkesat e tyre ndaj tregut të pasurive të paluajtshme përcaktojnë shpeshherë edhe nivelin e çmimeve të qirave në zonat kryesore të kryeqytetit. Sipas të dhënave zyrtare nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit, në vitin 2016, në Tiranë kishte 495 të huaj, të cilët u pajisën me leje punësimi në vend.

Për këtë arsye, EUROSTAT publikon një anketë të veçantë të përvitshme për tregun e qirave, me qëllim krahasimin me Brukselin, raport që kryesisht vihet në përdorim të të huajve që zgjedhin të punojnë jashtë vendit të tyre.

Çmimet, rriten për apartamentet e vogla, bien për vilat

Gjatë 2017-s, çmimet mesatare për apartamentet 1+1 u rritën nga 330 në 350 euro për metër katror, me një rritje në vlerë absolute prej 20 eurosh.
Rritje të çmimit mesatar gjatë 2017-s kishte dhe për apartamentet 2+1. Sipas të dhënave të grumbulluara gjatë 2017-s, çmimet ishin 520 euro, nga 510 euro që ishin një vit më parë, me një diferencë prej 10 eurosh.

Në ndryshim nga banesat me sipërfaqe të vogël, hapësirat e banimit me sipërfaqe më të madhe kanë pësuar rënie. Sipas të dhënave të Anketës së Eurostat, çmimet e qirave për apartamente 3+1 kanë rënë me rreth 10 euro. Rënien më të madhe e kanë pësuar vilat, apo shtëpitë private. Në 2017-n, qiratë mesatare mujore për vilat ishin 1350, rreth 100 euro më pak se viti 2016.

Sipas inxhiniere Xheni Jahja, arsyeja kryesore e rënies së qirave të vilave është amortizimi më i shpejtë i tyre. Sipas inxhinieres, pronarët e shtëpive vila investojnë më pak në pronat e tyre dhe, si rrjedhojë, amortizohen më shpejt, duke sjellë ulje të vlerës së tyre në tregun vendas.

Megjithatë, duke marrë në konsideratë zhvillimet e tregut, inxhinierja shton se do të ketë konfigurim të ri në tregun e qirave ndikuar prej ofertës së re. Me valën e re të ndërtimeve po hidhen në tregun e qirave apartamente të reja. Këto apartamente po dalin në treg me një çmim qiraje rreth 40% më të lartë se mesatarja e rajonit.

Duke krahasuar të dhënat e Eurostat në vite për apartamentet 3+1, 2+1, 1+1 dhe vilat për periudhën 2012-2017, çmimet më të ulëta për vilat kanë qenë në 2014-n. Ndërsa qiratë e apartamenteve kanë pasur çmimet më të ulëta në 2013-n, ku çmimet sipas llojeve ishin për 1+1 330 euro, për 2+1, 500 euro, dhe për 3+1, 660 euro. Në total, çmimet e qirave për apartamentet janë rritur me 2%, ndërsa çmimet mesatare të vilave për qira kanë pësuar rënie prej 7%./monitor

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article De Gea shuan zërat për largim: Ndihemi i nderuar dhe privilegjuar që...
Previous article Hoteli më përrallorë që mund të gjeni në "zemër" të xhunglës (FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

DHUNUAN DHE MBAJTËN PENG KLIENTIN NË DYQAN/ Në pranga dy pronarët e një biznesi elektroshtëpiakesh në Tiranë Aktualitet

DHUNUAN DHE MBAJTËN PENG KLIENTIN NË DYQAN/ Në pranga dy pronarët e një biznesi elektroshtëpiakesh në Tiranë

E PËSON KEQ/ Qarkullonte me pistoletë në makinë, arrestohet 31-vjeçari në rrethrrotullimin e Rinasit (EMRI) Aktualitet

E PËSON KEQ/ Qarkullonte me pistoletë në makinë, arrestohet 31-vjeçari në rrethrrotullimin e Rinasit (EMRI)

DETAJET/ Digjen dy makina në orët e para të mëngjesit në Elbasan, policia heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme Aktualitet

DETAJET/ Digjen dy makina në orët e para të mëngjesit në Elbasan, policia heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT