Kjo shitje u mundësua me lidhje satelitore me Dubain dhe Hong Kongun dhe blerësi i pjesës më të bukur ishte një ndërmarrës nga Hong Kongu.
“Situata është përmirësuar këto kohët e fundit, por është e dukshme se ky nuk do të jetë një vit i madh, nuk do të ketë tartufë të mëdhenj për shitje në ankand por do të ketë tartufë shumë të mirë”, theksoi Isabelle Gianicolo nga Qendra kombëtare e Studimeve mbi tartufin.
“Thatësira e këtyre muajve të fundit ka ndikuar tek sasisa, por jo tek cilësia”, shtoi ajo duke shtuar se çmimet e arritura gjatë shitjeve në ankande nuk janë çmime tregu, janë çmime simbolike për bamirësi.
Këtë vit, çmimet e tregut, edhe pse janë shumë larg atyre të ankandeve, kanë arritur majat me 600 euro për 100 gramë ose rreth 6 000 euro kilogrami, për shkak të thatësirës, ndërkohë që një vit më parë çmimi varionte për 3 000-4 000 euro kilogrami. Tartufi ka vlera të jashtëzakonshme ushqyese dhe përdoret në kulinari. Gjendet në formën e zhardhokut nën tokë dhe kryesisht gjuetarët e këtij “thesari” përdorin qen rrace e të stërvitur posaçërisht për zbulimin e tartufit që gjendet përgjithësisht në pyje dhe në lartësi të caktuara mbi nivelin e detit.
Qyteti i Albas, në Piemont, pret çdo vit që prej 90 vitesh dhe për rreth dy muaj një panair të madh të tartufit të bardhë gjatë të cilit zhvillohet dhe shitja në ankand.


