• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Doni të punoni në Kuvend? Ja vendi vakant dhe kriteret
Home
Breaking News

Doni të punoni në Kuvend? Ja vendi vakant dhe kriteret

13 November, 2017 k.autor Aktualitet, Breaking News

Për këdo qytetar që është i interesuar për një vend pune në kuvendin e Shqipërisë, vetë institucioni ka shpallur kriteret e nevojshme për vendin vakant të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Më poshtë janë kriteret që duhen plotësuar:

Në mbështetje të ligjit 10 221, datë 04.02.2010 “Për mbrojtjen nga Diskriminimi”, neneve 23, 24, 25, 29, 30 të tij, Rregullores së Kuvendit , nenit 111 të saj, si dhe Vendimit të Kuvendit nr. 108 datë 09.11.2017 “ Për procedurën paraprake të përzgjedhjes së Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi,

Kuvendi i Shqipërisë fton:

Çdo shtetas që plotëson kriteret e nenit 24 të ligjit nr. 10 221, datë 04.02.2010 “Për mbrojtjen nga Diskriminimi”, për të marrë pjesë në procedurën e konkurrimit të hapur publik, për Komisioner për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Kriteret ligjore për t’u zgjedhur Komisioner bazuar në nenin 24 të ligjit:

Komisioner mund të zgjidhet çdo shtetas shqiptar që plotëson kërkesat e mëposhtëme:

a) të ketë cilësi të larta morale e veprimtari të shquar në komunitet;

b) të ketë një diplomë universitare;

c) të ketë njohuri dhe veprimtari të shquara në fushën e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe të ligjit;

d) të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale;

e) të mos jetë deputet në legjislaturën e Kuvendit që bën propozimin ose zgjedhjen e tij.

Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet zyrtarisht pranë Sekretarisë së Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë. Dokumentet duhet të përmbajnë:

• Kërkesë për shprehje interesi për të kandiduar për vendin vakant të shpallur;

• CV-në, nr kontakti tel/email/;

• Fotokopje e kartës së identitetit;

• Librezë pune /vërtetim pune në eksperiencat e deritanishme të noterizuara;

• Çdo referencë tjetër që provon veprimtaritë e shquara në komunitet dhe në fushën e lirive dhe te drejtave të njeriut dhe të ligjit;

• Diplomë që provon se ka mbaruar arsimin e lartë universitar/ studime pas universitare/ të noterizuara;

• Vërtetim të gjendjes gjyqësore që nuk ka qenë i dënuar penalisht;

• Plotësim dhe nënshkrimi i formularit të vetëdeklarimit, sipas përcaktimeve të ligjit nr 138/2015 “Për Garantimin e Integritetit të Personave që Zgjidhen, Emërohen ose Ushtrojnë Funksione Publike”. Formulari i vetëdeklarimit, është i publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë;

•Plotësim dhe nënshkrimi i formularit miratuar me vendimin nr.3, datë 30.01.2017, të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, në zbatim të ligjit nr.45/2015, “Për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish – Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, i cili është i publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë;

•Kandidati duhet të depozitojë edhe një deklaratë në momentin e zhvillimit të seancës së hapur publike, të përcaktuar sipas vendimit të Kuvendit, se nuk ndodhet në kushtet e papajtueshmërisë me funksionin e Komisionerit, në zbatim të nenit 30 të ligjit nr. 10 221, datë 04.02.2010 “Për mbrojtjen nga Diskriminimi”, “Papajtueshmëria me funksionin e komisionerit”. Kjo deklaratë është e publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë;

Afati i paraqitjes së kandidaturës me dokumentacionin e nevojshëm të lartshënuar, është brenda datës 30.11.2017, ora:16:00, pranë Sekretarisë së Kryesisë së Kuvendit.

Adresa: Kryesia e Kuvendit të Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” Nr.4 Tiranë, Shqipëri.

Bashkëlidhur vendimi i Kuvendit nr. 108/2017, datë 09.11.2017.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KULINARI/ Ankandi satelitor për tartufin e bardhë, një copëz shitet për… 75 000 euro!
Previous article Benzema: Nuk do të kthehem në kombëtare për sa kohë të jetë Deschamps

k.autor

Postime të ngjashme

"NA FUNDOSËT. DO BËNI DETYRËN?" Xhaxhai i policit të vrarë në Maliq i drejtohet me lot në sy Presidentit Begaj në homazhe: Merrni masa, po na vriten djemtë Aktualitet

"NA FUNDOSËT. DO BËNI DETYRËN?" Xhaxhai i policit të vrarë në Maliq i drejtohet me lot në sy Presidentit Begaj në homazhe: Merrni masa, po na vriten djemtë

TË SHTËNA ME ARMË NË TIRANË/ Dy vëllezërit përfundojnë në spital (EMRAT) Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË NË TIRANË/ Dy vëllezërit përfundojnë në spital (EMRAT)

"TË PËRGJIGJET PARA LIGJIT AI QË DHA URDHRIN"/ Xhaxhai i Enea Mekollit: Nuk shkohet me 6 policë në aksion Aktualitet

"TË PËRGJIGJET PARA LIGJIT AI QË DHA URDHRIN"/ Xhaxhai i Enea Mekollit: Nuk shkohet me 6 policë në aksion

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT