• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Mbledhja e të dhënave për prindërit, Ministria: Ja për çfarë do t’i përdorim
Home
Sociale

Mbledhja e të dhënave për prindërit, Ministria: Ja për çfarë do t’i përdorim

4 May, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Sociale

Ministria e Arsimit ka reaguar sot pas akuzave të Partisë Demokratike se po mbledh të dhënat personale të prindërve për ti shfrytëzuar në fushatën elektorale.

Përmes një njoftim për shtyp kjo ministri bën të ditur se të dhënat po mblidhen me qëllim ngritjen e një sistemi për të informuar në kohë reale prindërit për fëmijët e tyre.

DEKLARATA E MINISTRISE

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë kërkon të sqarojë komunitetin e prindërve dhe publikun për sa i përket kërkesës për mbledhjen e të dhënave nga prindërit se;

MASR po krijon rrjetin e komunikimit në kohë reale me prindërit dhe mësuesit. Ky sistem do të rrisë transparencën dhe llogaridhënien e stafeve të shkollave kundrejt komunitetit të prindërve të cilët duhet të jenë sa më të përfshirë me sugjerime dhe këshilla duke qenë të informuar për çdo rezultat apo nismë.

Për ta bërë efektiv dhe të sigurt këtë proces, është parë e nevojshme nga specialistët vendosja e NID si element sigurie, për të shmangur çdo gabim raportimi të të dhënave në emër dhe mbiemër që informacioni të jetë sa më i saktë dhe të shmang dublikimet.

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë siguron se këto të dhëna nuk kanë asnjë qëllim të ndryshëm siç interpretohet nga subjekte të caktuara politike, por kanë një dhe vetëm një qëllim, informimin e prindërve se çfarë ndodh në çdo orë mësimi në çdo shkollë të Shqipërisë.

Theksojmë edhe një herë, se të gjitha akuzat drejtuar këtij procesi janë të ulëta, në rastin më të mirë dhe dashakeqe ndaj institucioneve të dijes ku mësojnë fëmijët e shqiptarëve.

Për të shmangur spekulimin politik me këtë detaj që është vetëm teknik, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë znj. Nikolla ka nxjerr urdhër për heqjen e kësaj kërkese.

Do të vijojmë më ngritjen e rrjetit të bashkëqeverisjes me prindërit dhe mësuesit edhe në mungesë të elementit NID.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 613 KG KOKAINË/ Si u arrestua Çekaj në Gjermani, 38-vjeçari kishte ndryshuar mbiemër… (DETAJE)
Previous article DHORA DRALO/ Shqipëria bëhet me ty, mos u largo!

Redaktor2

Postime të ngjashme

DHUNUAN DHE MBAJTËN PENG KLIENTIN NË DYQAN/ Në pranga dy pronarët e një biznesi elektroshtëpiakesh në Tiranë Aktualitet

DHUNUAN DHE MBAJTËN PENG KLIENTIN NË DYQAN/ Në pranga dy pronarët e një biznesi elektroshtëpiakesh në Tiranë

E PËSON KEQ/ Qarkullonte me pistoletë në makinë, arrestohet 31-vjeçari në rrethrrotullimin e Rinasit (EMRI) Aktualitet

E PËSON KEQ/ Qarkullonte me pistoletë në makinë, arrestohet 31-vjeçari në rrethrrotullimin e Rinasit (EMRI)

DETAJET/ Digjen dy makina në orët e para të mëngjesit në Elbasan, policia heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme Aktualitet

DETAJET/ Digjen dy makina në orët e para të mëngjesit në Elbasan, policia heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT