• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Takimi ndërministror mes 4 shteteve, Bushati: Lodhje nga zgjerimi, por alternativa jonë është BE
Home
Shqipëri

Takimi ndërministror mes 4 shteteve, Bushati: Lodhje nga zgjerimi, por alternativa jonë është BE

4 May, 2018 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati mori pjesë në takimin e Tretë Ndërministror mes Greqisë, Shqipërisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë, i cili u mbajt në Selanik më 3 dhe 4 maj 2018, me pjesëmarrjen e Ministrave të Jashtëm, të Brendshëm dhe të Infrastrukturës të katër vendeve.

Në qendër të diskutimeve ishin zhvillimet me të fundit rajonale, veçanërisht pritshmërinë për avancimin e rrugës evropiane të vendit tonë, por edhe të Maqedonisë pas rekomandimit të Komisionit Evropian për çeljen e negociatave. Ky takim ndërministror diskutoi mbi ecurinë e perspektivës evropiane të rajonit, skicimin e projekteve të reja dhe nxitjen e bashkëpunimit politik me Greqinë dhe Bullgarinë, si partnere të rëndësishme në rajon dhe mbështetëse të procesit të përafrimit me Bashkimin Evropian. Temë e diskutimeve ishte edhe identifikimi i sfidave të sigurisë për rajonin tonë, që burojnë nga zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, në rajonin e Mesdheut Lindor dhe gjetkë, si dhe ndikimi i këtyre zhvillimeve në krizën migratore drejt Ballkanit.

Në fjalën e mbajtur në Tryezën e Ministrave të Jashtëm, Ministri Bushati veçoi rëndësinë e këtij formati rajonal të bashkëpunimit për forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe nxitjen e ndërveprimit në funksion të perspektivës së ardhshme evropiane të rajonit.

“Thellimi i angazhimeve tona do të konsolidojë më tej dialogun politik dhe bashkëpunimin rajonal të orientuar drejt BE-së, përmirësimin e mëtejshëm të lidhjeve tona të shumta përmes zhvillimit sektorial, bashkëpunimit ndërkufitar dhe përgatitjes më të mirë ndaj sfidave të sigurisë nga brenda dhe jashtë rajonit tonë”, theksoi Bushati.

Gjithashtu Ministri Bushati theksoi se: “Procesi i reformave dhe i transformimit të rajonit tonë është i gjatë dhe i vështirë por ne jemi të vendosur për të çuar përpara këtë angazhim. Shqipëria e ka merituar marrjen e rekomandimit për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE si rezultat i reformave të ndërmarra si dhe në adresimin e 5 prioriteteve kyçe. Ndonëse ka një lodhje nga zgjerimi dhe një lodhje nga evropianizimi, por serish për ne nuk ka alternativë tjetër për zhvillimin apo për të konsoliduar sigurinë në rajonin tonë veç BE dhe NATO. Por nevoja kryesore mbetet dhënia e një substance procesit të integrimit në rajonin tonë”.

Në kuadër të diskutimeve mes Ministrave të Brendshëm dhe të Infrastrukturës, u morën në shqyrtim aspektet e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ndërkufitar, me fokus luftën kundër trafiqeve të paligjshme dhe parandalimit të fatkeqësive natyrore, si dhe të situatës së ndërlidhjes mes rrjeteve të transportit rrugor e hekurudhor të vendeve tona dhe mënyrat e mundshme për të çuar përpara bashkëpunimin në këtë fushë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Zbrazësia nukleare e Benjamin Netanyahu
Previous article Rashford tremb “Djajtë e Kuq”, i pavendosur për të ardhmen

Redaktor2

Postime të ngjashme

"PASQYRË E PUNËS SË PËRKUSHTUAR"/ Rama publikon pamjet nga investimi në Banjat Termale të Bënjës Politikë

"PASQYRË E PUNËS SË PËRKUSHTUAR"/ Rama publikon pamjet nga investimi në Banjat Termale të Bënjës

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge… Politikë

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge…

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës Politikë

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT