Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj paralajmëroi nga Lezha se pasditen e sotme do të realizohen dy operacioni të suksesshme me Spanjën dhe me Gjermaninë.
“Jo më larg se sot, pasdite, policia e shtetit ka dy operacione të suksesshme me Spanjën dhe Gjermaninë që kanë të bëjnë me ngjarje të rënda kriminale dhe ne kemi nisur njëkohësisht me partnerët tanë çështjet penale”.
Xhafaj nuk dha detaje për operacionet, por ditët e fundit në Spanjë janë arrestuar dy shqiptarë për trafikun e 1 ton kokaine nga Kolumbia në Madrid, e cila më pas shpërndahej në të gjithë Europën. Njëri nga të arrestuarit në Spanjë është Arjan Ndoci 41-vjeç nga qyteti i Laçit.
Ai mendohet se është njëri nga drejtuesit e grupit që menaxhonte trafikun e kokainës nga Kolumbia në Spanjë. Pikërisht këtij grupi i përbërë nga shqiptarë, spanjollë dhe kolumbianë,ju kapën 1 ton kokainë dhe 1.5 milion euro cash.
Gjithashtu ministri sqaroi se shumë shpejt do të fillojë një tjetër operacion sikur e cilëson si anti-skifter, që ka në shënjestër shqiptarët që kanë grabitur dhe vjedhur në vendet e BE. Sipas ministrit, këta persona, një pjesë nga Lezha dhe Laçi kanë dëmtuar imazhin e vendit.
“Dua të them që ka edhe disa fenomene që nuk i bëjnë nder vetë kësaj zone, por as imazhit të vendit. Kemi të rinj nga Laçi dhe Lezha që janë përfshirë në veprimtari kriminale jashtë vendit. Ky është një fenomen i shëmtuar, cenon rëndë imazhin e vendit, jetën, punën e qindra shqiptarëve që jetojnë me punë dhe djersë. Ne kemi nisur me Gjermaninë dhe vende të tjera operacionin ‘anti-skifter’. Bashkë me policitë e vendeve të tjera do të japim edhe një faqe publike për sendet e vjedhura. Ndëshkimi do të jetë edhe për ata atje, por edhe këtu”.
Xhafaj paralajmëroi se në lufta kundër grabitqarëve të pronave në bregdet vijon, jo vetëm në Lezhë, por edhe në Durrës dhe në Vlorë.
“Do të thellojmë hetimin për pronat në bregdet, jo vetëm në Lezhë, por edhe në Durrës dhe në Vlorë. Gjithashtu të gjitha akset rrugore do të monitorohen me kamera”.
Fjala e plote e Ministrit Fatmir Xhafaj ne Lezhe
Ne kemi detyrat tona, por nuk mund ti bëjmë të vetëm, pa pjesëmarrjen e qytetarëve. Nuk mund të vendosim policë në cdo rrugë fshati, shezlon, apo hyrje pallati. Nuk mund të ketë një polici për papaqin dhe një polici tjetër për atë që lëviz me makina të shtrenjta dhe i bën karshillëk shtetit.
Të ndalohen ata që xhiroja gomat dhe vendosin në rrezik jetën e qytetarëve. Policia është ndër institucionet më të besueshme në Shqipëri, kjo është meritë e atyre që punojnë, por ata që nuk e meritojnë duhet të largohen. Vettingu në polici është i domosdoshëm. Distancohem, ky nuk është një proces letrash apo formularësh.
Nuk e kemi me ata që u mungon një formular apo e plotësuan gabim, kjo është spekulim. Ne e kemi me ata që janë polic qarkullimi dhe pronar hoteli, me cfarë e bëri ai? Dëshrioj të them edhe disa gjëra që është më mirë ti themi, për azilkërkimin. Dua të them që ka edhe disa fenomene që nuk i bëjnë nder vetë kësaj zone, por as imazhit të vendit. Kemi të rinj nga Laçi dhe Lezha që janë përfshirë në veprimtari kriminale jashtë vendit. Ky është një fenomen i shëmtuar, cenon rëndë imazhin e vendit, jetën, punën e qindra shqiptarëve që jetojnë me punë dhe djersë.
Ne kemi nisur me Gjermaninë dhe vende të tjera operacionin anti-skifter. Bashkë me policitë e vendeve të tjera do të japim edhe një faqe publike për sendet e vjedhura. Ndëshkimi do të jetë edhe për ata atje, por edhe këtu. Jo më larg se sot, pasdite policia ka dy operacione me Spanjën dhe Gjermaninë, me aktivitet të rëndë kriminal. Do të thellojmë hetimin për pronat në bregdet, jo vetëm në Lezhë, por edhe në Durrës dhe në Vlorë. Gjithashtu të gjitha akset rrugore do të monitorohen me kamera.


