Kryetari i Bashkisë Durrës Vangjsh Dako i përgjigjet kryetares së LSI Monika Kryemadhi e cila akuzon këtë institucion se ka dhënë 32 milionë tendera këtë vit.
Reagimi i plotë i Vangjush Dakos:
Duke marrë shkas nga deklarata e kryetares së LSI-së znj. Monika Kryemadhi, e cila përmendi Bashkinë Durrës, në respekt të opinionit publik dhe në kuadër të transparencës së plotë, dua të bëj sqarimin që vijon:
Znj. Kryemadhi pretendon që Bashkia e Durrësit ka dhënë 32 milionë euro tendera vetëm për këtë vit, por e vërteta është se Bashkia e Durrësit ka dhënë 9 milionë euro tendera për një periudhë 18 mujore.
Ndërsa për pretendimin e znj. Kryemadhi se këto tendera i kanë fituar 5 kriminelë, unë i bëj thirrje znj. Kryemadhi dhe gjithkujt tjetër që të gjejnë kush janë kriminelët në këtë listë të fituesve të këtyre tenderave.
Bashkia e Durrësit nga 1 Janar 2017 deri në Prill 2018 ka dhënë këto tendera:








