Disa vite më parë, pikërisht në sezonin 2008-2009, Zlatko Dalic drejtoi Dinamon në Superligën shqiptare, ndërsa sot arrin suksesin e madh, duke kualifikuar Kroacinë në Kampionatin Botëror “Rusi 2018”.
Pasi kishin fituar ndeshjen e parë të “play-off”-it në Zagreb me rezultatin e thellë 4-1, nën drejtimin e Dalic kroatët barazojnë 0-0 në Athinë, duke siguruar një biletë për në Kupën e Botës.
Kroatët nuk e vunë aspak në dyshim kualifikimin, duke luajtur me mjaft kujdes, ndërsa grekët u munduan, por nuk arritën të shënojnë, aq më tepër të përmbysin humbjen 4-1 të sfidës së parë.
Kësisoj, nën drejtimin e Zlatko Dalic, i cili mbahet mend nga sportdashësit shqiptarë si ish-trajneri i Dinamos, me të cilën fitoi dhe Superkupën e Shqipërisë, Kroacia është ekipi që nga derbi i Ballkanit shkon në “Rusi 2018”.


