• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Reali gati 200 mln euro për Neymarin/ Madrilenët të fiksuar pas brazilianit
Home
Futboll

Reali gati 200 mln euro për Neymarin/ Madrilenët të fiksuar pas brazilianit

12 November, 2017 F.autor Futboll, Sport

Reali i Madridit është duke përgatitur merkaton për verën e vitit 2018. Madrilenët nuk mendojnë fare për të bërë afrime apo ndryshime në janar, pavarësisht se porta mbetet një mister dhe në pikëpyetje për të ardhmen. Emri kryesor që po qarkullon te drejtuesit madrilenë është braziliani Nejmar. Problemet e shumta që ky i fundit ka pasur me PSG-në dhe trajnerin Emeri (pavarësisht se i mohoi të gjitha në konferencën për shtyp), mund ta detyrojnë që ta përfundojë aventurën me PSG-në shumë shpejt.

nejmari

Reali ka gati 200 milionë euro për të shpenzuar dhe Nejmar është alternativa kryesore që i bind të gjithë. Madrilenët nuk bënë afrime të mëdha në merkaton e verës vetëm sepse donin një emër të madh, i cili mund ta ndihmonte realisht skuadrën për të mbajtur të njëjtën ecuri. Duket se në verën e ardhshme është mundësia për të afruar shokun e Mesit, i cili do të gjente vendin ideal për t’i hapur “luftë” dhe për ta sfiduar ashtu siç duhet argjentinasin.

Mirëpo, transferimi i Nejmarit nuk kushton 200 milionë euro, sepse PSG-ja shpenzoi më shumë sesa 500 milionë në total, përfshirë pagën e tij, komisionet, bonuset për menaxherin etj. Në këtë pikë, Reali ndihet disi i trembur për të bërë një investim kaq marramendës, edhe pse e di shumë mirë që këto para të shpenzuara do të rikthehen sërish nga marketingu dhe impakti që ka “O Ney” në Amerikën e Jugut.

E sigurt është që Reali është duke ruajtur buxhetin për të bërë një goditje të madhe në merkato, e cila është shumë e rëndësishme duke parë që grupi aktual ka nevojë për kampionë të rinj dhe lojtarë që të sjellin ide, freski e dëshirë për të fituar. Nejmari është njëri prej tyre, ndoshta ideali për të rimëkëmbur Realin “e plagosur”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ish-trajneri që drejtoi Dinamon në Shqipëri kualifikon Kroacinë në Botëror
Previous article Meta në dilemë për kreun e ri të SHISH. Pse dekreti mungon prej 2 javësh

F.autor

Postime të ngjashme

TË SHOKUAR NGA VDEKJA E BUNJAKUT/ Lojtarët e Elbasanit prekin me reagimet e tyre: “Babo” ynë, prehu në paqe Futboll

TË SHOKUAR NGA VDEKJA E BUNJAKUT/ Lojtarët e Elbasanit prekin me reagimet e tyre: “Babo” ynë, prehu në paqe

BISEDA PERSONALE/ Pronari Kardinale drejton “kastin” e Milanit nga Europa Futboll

BISEDA PERSONALE/ Pronari Kardinale drejton “kastin” e Milanit nga Europa

DRIDHET INTERI/ Nuk e pyesin për largimin e titullarit të rëndësishëm: Transferimi është kryer Futboll

DRIDHET INTERI/ Nuk e pyesin për largimin e titullarit të rëndësishëm: Transferimi është kryer

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT