Ermonela Felaj, kryetare e Komisionit të Sigurisë Kombëtare u shpreh se Vettingu është thembra e akilit për reformën në drejtësi, trupat e vetingut kanë filluar të plotësohen dhe shumë shpejt do të fillojë nga puna reale.
Felaj u shpreh se Drejtoria e Pastrimit të Parave ka bllokuar 60 mln euro transaksione të dyshimta nga gjyqtarët dhe prokurorët.
“Është një numër i madh gjyqtarësh dhe prokurorësh të verifikuar, një numër i madh transaksionesh i bërë nga ata ose familjarët e tyre”, u shpreh Felaj.
“Agjentët e huaj që do vijnë në Shqipëri nuk cënojnë sovranitetin. Ato vijnë për të ofruar ndihmë, dhe kjo nuk është hera e parë. Çështja për të cilën kërkohet ndihmë nuk është çështje që ndodh vetëm në shqipëri. natyra e hetimit nuk ka vetëm natyrë kombëtare por është një çështje transnacional dhe prandaj janë thirrur agjentët e huaj”, tha Ermonela Felaj.
Felaj deklaroi se rastet e transaksioneve të dyshimta janë denoncuar në Policinë e shtetit dhe në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, por e rëndësishme është përfundimi i hetimeve, dënimi i personave të përfshirë në aktivitet kriminal ose pastrim parash.
“Ka shumë rëndësi që palët të bashkëpunojnë të gjitha palët për kryerjen sa më të mirë të vetingut, anëtarët e PD-së së Komisionit të Sigurisë Kombëtare nuk kanë qenë se kanë pasur mbledhjen e grupit të PD”, u shpreh deputetja e PS.


