• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Voltana si Rama/ Flet për ‘kazan’ dhe nxjerr listën e pasurisë
Home
Shqipëri

Voltana si Rama/ Flet për ‘kazan’ dhe nxjerr listën e pasurisë

12 November, 2017 F.autor Politikë, Shqipëri

Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, ka reaguar pas publikimit në media të deklaratës së saj të pasurisë, ku numërohen 10 pasuri të paluajtshme si apartamente, njësi tregtare apo dhe truall.

Përmes një statusi në Facebook, Ademi pranon se disponon pasuri të konsiderueshme në emër të saj, por sqaron se i ka të trashëguara nga të parët dhe jo të vendosura nga puna e saj si kryebashkiake apo angazhimi në politikë.

Reagimi i plotë:

Propaganda vijon të shpikë e të servirë lajme të rreme për emrin tim.

Sot u njoha me një tjetër fake neës nga njëri prej kazanëve të pushtetit, ku më përmend mua si person që paskam përfituar 10 pasuri të paluajtëshme në kohën që jam në krye të Bashkisë së Shkodrës.

Asgjë nuk është e vërtetë.

Çdo pasuri e imja është e deklaruar, por ajo që është më e rëndësishme është fakti se këto pasuri i gëzoj për shkak të trashëgimisë familjare e këto i kam të faktuara me dokumentacionin përkatës si pasuri të trashëguara nga gjyshi im dhe i bashkëshortit tim.

Unë e kuptoj që pushteti është mësuar të vendosë pasuri kriminale e korruptive e të njëjtën gjë pretendon t’ia faturojë kujtdo që është në shërbim të qytetarëve.

Ky nuk është rasti ku pasuria është vënë përmes skemave të paligjshme por përmes trashëgimisë e ligjsmërisë

Bashkëngjitur po iu përcjell të gjitha pasuritë të cilat i kam trashëguar në mënyrë të ligjshme nga të parët e mi.

Për më tepër mund të verifikoni pranë ILDKP.

1 – Në bashkëpronësi me znj. Kydrete Ademi dhe znj. Jetmira Ademi: 1/3 pjesë te Apartamentit me sipërfaqe 64 (gjashtëdhjetë e katër) m2, Apartament me sipërfaqe 97 (Nëntëdhjetë e shtatë) m2, në Shkodër,
Pjesë e pronës së gjyshit tim, të ndjerit gjyshit tim Fasli Ademi, nga fabrika me e njohur e duhanit ne Shqiperi, Fabrika “Tarabosh”, pronë e familjes.

2 – Në bashkëpronësi me znj. Kydrete Ademi, Znj.Jetmira Ademi, dhe të tjerë trashëgimtarë Ademi, 1/6 pjesë te Njësise tregëtare me sipërfaqe totale 77 (gjashtëdhjetë e katër) m2, Pjesë e pronës së gjyshit tim, të ndjerit gjyshit tim Fasli Ademit, nga fabrika me e njohur e duhanit ne Shqiperi, Fabrika “Tarabosh”.

3 – Në bashkëpronësi me Kydrete Ademi, Jetmira Ademi: 1/3 pjesë të Njësisë tregtare me siperfaqe totale me 116.5 m2, (pjesë e objektit të njohur ne Shkoder si ish Hotel, apo ish Fashoja- prone e ndërtuar nga gjyshi Fasli Ademi e Rexhep Ademi.

4 – Në bashkëpronesi me Kydrete Ademi, Jetmira Ademi: 1/3 pjesë të Njësisë tregtare me sipërfaqe totale 35.34 m2. Pjesë e objektit të njohur ne Shkoder si ish Hotel, apo ish “Fashoja”- prone e ndërtuar nga Fasli Ademi e Rexhep Ademi.

5 – Në bashkëpronësi me znj.Domenika Mjeda, z.Fran Mjeda dhe z.Paulin Mjeda, Shtëpi banimi me sipërfaqe 114 m2 në lagjen Arra e madhe, Shkodër. Pronë e trashëguar nga i ndjeri Nush Mjeda (vdekur në shkurt të 1977).

6 . Në bashkëpronësi me Domenika Mjeda, Fran Mjeda dhe Paulin Mjeda, Njësi tregtare me sipërfaqe 55 (pesëdhjetë e pesë) m2 në lagjen Arra e madhe. Pronë e trashëguar nga i ndjeri vjehrri im Gjon Mjeda – vdekur më 25 janar 2008).

7 – Në bashkëpronësi me znj. Kydrete Ademi, Znj.Jetmira Ademi, 1/6 truall dhe objekt i ndërtuar me leje. Pjesë e pronës truall të ish Hotelit- prone e ndërtuar nga Fasli (vdekur në janar 1941) e Rexhep Ademi).

8- Në bashkëpronësi me znj. Kydrete Ademi, Znj.Jetmira Ademi, 1/3 Pasuri tokë me sipërfaqe 410 m2. Pronë e trashëguar nga i ndjeri babai im Vehbi Ademi (vdekur më 3 Maj 2009 ).

9- Në bashkëpronësi me trashëgimtarët e Fasli e Rexhep Ademi (14 familje trashëgimtarë Ademi), 1/30 pjesë pasuri tokë me sipërfaqe rreth rreth 22000 m2 (pjesërisht e zënë forcërisht). Pronë e trashëguar nga i ndjeri gjyshi im Fasli (vdekur në janar 1941) dhe i ndjeri Rexhep Ademi.

10 – Në bashkëpronësi me trashëgimtarë Ademi, 1/24 pronë truall me sipërfaqe 300 m2. (Pronë e trashëguar nga i ndjeri babai im Vehbi Ademi (vdekur më 3 Maj 2009 ).

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTO/ Çitjanet i 'nxijnë faqen' Ramës/ Modelja me famë botërore e vë në lojë
Previous article Me siguri nuk e dinit, plagët shërohen më shpejt nëse lëndoheni ditën, jo natën

F.autor

Postime të ngjashme

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur Politikë

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur

"MARKSISTË-LENINISTË TË VEGJËL"/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë Politikë

"MARKSISTË-LENINISTË TË VEGJËL"/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë

"BËNI TEATËR ME ZVËRNECIN"/ Deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show Politikë

"BËNI TEATËR ME ZVËRNECIN"/ Deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT