• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Mediat italiane: NATO po synon të ngrejë baza detare në Shqipëri duke na anashkaluar ne, amerikanët kërkojnë…
Home
Shqipëri

Mediat italiane: NATO po synon të ngrejë baza detare në Shqipëri duke na anashkaluar ne, amerikanët kërkojnë…

3 May, 2018 Ina.Autor Politikë, Shqipëri

Mediat italiane shkruajnë për mundësinë e instalit të bazave të NATO ose të SHBA në Shqipëri, pas një vizite që ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka zhvilloi në SHBA.

Sipas tyre, Xhaçka ofroi mundësinë që në vendin tonë të ngrihet një bazë ushtarake e NATO ose SHBA, gjë që në fakt është mohuar dje nga ministrja.

Revista “Formiche” i ka kushtuar një artikull kësaj çështje dhe sipas saj, SHBA po jep sinjale se nuk është e kënaqur me situatën politike në Itali, ku ndodhet baza kryesore e NATO-s në këtë rajon.

Sipas saj, qeveritë aty po ndryshojnë shpesh dhe SHBA po hedh sytë në vende të tjera për të ngritur baza ushtarake, ku vëmendja është drejt Shqipërisë.

“Teksa Moska vazhdon tentativat për të ndikuar në Ballkanin Perëndimor dhe për ta larguar atë nga sfera e influencës së Perëndimit, vende si Italia nën tensionet pas-elektorale kanë ende dilemat e tyre në lidhje me aleancat ndërkombëtare.

Një nga vendet që e ka bërë të qartë zgjedhjen e saj është Shqipëria, një orientim i konfirmuar nga vizita e ministres Olta Xhaçka në Pentagon, e pritur nga sekretari James Mattis, i cili e mbushi me lavdërimet atë dhe vendin e saj.

Shqipëria është anëtare e NATO nga viti 2009 dhe sot dëshiron të konsolidojë lidhjet euro-atlantike me një bazë amerikane ose të NATO në vend”, thuhet në shkrim.

Sipas artikullit synimet e NATO duket se janë drejt bazave detare.

Më tej deklarohet se në takimet në SHBA, Xhaçka është pritur shumë ngrohtë. “Në takimin me Mattis, Xhaçka e ftoi të merrte në konsideratë Shqipërinë si vend kontakti në rajon, duke shtuar se “ne kemi disa ide mbi vënien në dispozicion të tokës sonë hapësirës ajrore e bazave detare, si në mënyrë bilaterale ose nëpërmjet NATO”.

Konkretisht ministrja mendon për krijimin e një baze ushtarake të bashkë-menaxhuar nga Shqipëria e SHBA, ose në sferën e një baze detare të NATO”, thuhet më tej.

Në artikull tregohet se vendosja e një baze ushtarake në Shqipëri do të dëmtonte Italinë.

“Gatishmëria e Shqipërisë si platformë për operacionet ushtarake të NATO nuk kufizohet në përforcimin e gatishmërisë ushtarake perëndimore në Evropë, por dhe do të ndihmonte në evitimin e hezitimeve nga vende të tjera si Italia, ku influenca e SHBA është shpesh objekt debati politik”, thuhet në artikullin, i cili mban titullin: “Kambana alarmi! Mungesa e seriozitetit të politikës italiane vë në dyshim rolin e vendit në aleancat ndërkombëtare. Ministrja shqiptare kërkon në Pentagon baza të NATO”.

Pra artikulli kërkon të tregojë se NATO dhe SHBA nuk është i kënaqur me Italinë si takon marrëdhënieve mbi bazat ushtarake dhe tani si alternativë po shihet Shqipëria. Megjithatë ministrja ka sqaruar se ajo thjesht ka bërë një ofertë dhe është vendimi amerikanëve të vendosin.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Lamtumirë Conte, Chelsea pritet ta zëvëndësojë me një tjetër trajner italian
Previous article Tahiri mesazh për kolegët socialistë: I falenderoj, nuk më kanë njohur aq sa të kuptonin…

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"PASQYRË E PUNËS SË PËRKUSHTUAR"/ Rama publikon pamjet nga investimi në Banjat Termale të Bënjës Politikë

"PASQYRË E PUNËS SË PËRKUSHTUAR"/ Rama publikon pamjet nga investimi në Banjat Termale të Bënjës

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge… Politikë

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge…

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës Politikë

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT