Saimir Tahiri në fjalën e tij, ka qenë i ashpër edhe me mazhorancën dhe veçanërisht me pasardhësin e tij, Fatmir Xhafaj.
“Del ministri pa pikë turpi dhe numëron bandat në television, ashtu siç dalin dhe ambasadorët dhe flasin për kriminilë. A thua se vetëm Shqipëria paska banda e kriminelë.
Edhe Greqia ka banda e kriminelë, madje më shumë se ne, edhe Italia, po askund nuk ndodh ky turp për të sharrë vendin”, tha Tahiri. Fillimisht ai tha se Xhafaj ia kaloi edhe Lulit, edhe Saliut.
“Unë nuk dua ti iki dhe as t’i shmangem drejtësisë. Unë nuk aq forcë për të gënjyer, por forcë për të vërtetën. Njëri vinte dhe më sugjeronte, se nuk isha unë, por Rama koka e drogës dhe kështu shpëtoja, unë heshta, tregtarët dhe pazarxhinjtë dolën në treg.
Tani janë të gjithë bashkë përballë meje, unë këtu jam dhe do ia dal. Për turpin më të madh sot Visho Ajazi është ambasador. Ilir Meta sikur e do puna njëherë mbi palët… mbeta unë të dëgjoj avazin e Saliut dhe Lulit.
Edi Rama në fillim i falënderoi për kontributet, ndërsa pasardhësi im ia kalo edhe Saliut edhe Lulit.
Nuk i kishin aty qytete të tëra të mbjella me hashash?
Tani iu thonë njerëzve dhe botës që i bëra unë. Sot në Kuvend rrinë ministra, kryeministria, askush nuk ka lëvizur gishtin, sot rrinë si engjëj, shesin dëngla e më bëjnë moral, unë u përpoqa por mbajtja dhe palaçot e politikës në kurriz duke më bërë moral”, tha ai.
Përgatiti: AlpeNews.al


