• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ç’do ndodhë sot në Kuvend? Opozita kthehet në seancë, PD-LSI paralajmërojnë tension
Home
Shqipëri

Ç’do ndodhë sot në Kuvend? Opozita kthehet në seancë, PD-LSI paralajmërojnë tension

3 May, 2018 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Opozita do të rikthehet sot në Parlament ku ka paralajmëruar një seancë jo normale. Burime nga grupet parlamentare të PD-së dhe LSI-së, bëjnë me dije se opozita nuk do të lejojë zhvillimin e një seance normale, për aq kohë sa ish-ministri i Brendshëm vijon të jetë i lirë dhe ndjek seancat parlamentare dhe gjithashtu katër nga protestuesit e Rrugës së Kombit mbahen në burg.

Sipas të të njëjtave burime, kreu i PD-së, Lulzim Basha, përpara seancës plenare do të thërrasë në një mbledhje Grupin Parlamentar demokrat ku edhe do të vendoset se cili do të jetë qëndrimi në Parlament. Deputetët e Grupit Parlamentar të PD-së kanë vendosur të mbajnë një marrëdhënie të kushtëzuar me Parlamentin, për aq kohë sa protestuesit kuksianë vijojnë të jenë pas hekurave dhe ish-ministri Tahiri është i lirë.

Në seancën e sotme, PD nuk do të lejojë deputetët e maxhorancës të flasin, aksion të cilin e mbështet edhe grupi parlamentar i LSI-së. Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, deklaroi pas mbledhjes së grupit se maxhoranca me çështjet që ka vendosur në rend dite, e ka imponuar anormalitetin e seancës.

“Përfundimisht, për zgjedhjen e qëllimtë dhe tinëzare të maxhorancës, ky Parlament ka hyrë në një rrugë anormale dhe e enjtja është pikërisht një ditë anormale, pasi një nga çështjet që është planifikuar të diskutohet është ligji për strehimin social, i cili është futur në mënyrë të dhunshme nga maxhoranca në rend të ditës, duke mbledhur në mënyrë të njëanshme komisionet dhe duke u përpjekur të uzurpojë në të gjitha drejtimet Parlamentin shqiptar. Maxhoranca ka bërë zgjedhjen e saj për shkatërrimin e parlamentarizmit”, tha Vasili.

PARALAJMËRIMI

Maji do të jetë muaj që do të sjellë zhvillime të forta politike në dëm të qeverisë. Ky ishte mesazhi që u përcolli pak ditë më parë në Grupin Parlamentar, Lulzim Basha deputetëve të PD-së. Basha informoi deputetët e tij se pritet që në ditët në vijim të shpërthejë një skandal në radhët e qeverisë. “Retë që kanë nxirë qiellin, do të shpërthejnë shumë shpejt”, ka deklaruar Basha. Kreu i PD-së ka udhëzuar deputetët e tij ta përqendrojnë aksionin e tyre vetëm në dy çështje: denoncimin e ish-ministrit Tahiri dhe kërkesën për lirimin e protestuesve kuksianë. Gjithashtu, opozita do të vijojë me denoncimet e saj të deputetëve dhe funksionarëve të PS-së që marrin tenderë dhe koncesione nga qeveria./Panorama

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Timo Flloko zbulon "SEKRETIN" e Vera Grabockës para se të bëhej regjisore: KA SHIJUAR...
Previous article Përfundon mbledhja e Kryesisë së PS/ Miratohet kalendari i llogaridhënies nëpër Shqipëri

Redaktor2

Postime të ngjashme

"PASQYRË E PUNËS SË PËRKUSHTUAR"/ Rama publikon pamjet nga investimi në Banjat Termale të Bënjës Politikë

"PASQYRË E PUNËS SË PËRKUSHTUAR"/ Rama publikon pamjet nga investimi në Banjat Termale të Bënjës

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge… Politikë

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge…

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës Politikë

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT