Partia Socialiste mbledh Kryesinë e saj. Mësohet se në këtë mbledhje do të miratohet kalendari i takimeve të llogaridhënies së qeverisë nëpër Shqipëri.
Pas takimit të kreut të mazhorancës Edi Rama në Tiranë, gjatë muajit maj dhe qershor gjithë ministrat dhe zëvendësministrat do të zhvillojnë takime në gjithë territorin në 381 njësitë administrative, 61 bashkite dhe 12 qarqet e vendit.
E gjithë kjo po bëhet për të dëgjuar nga afër problemet e qytetarëve.
Përgatiti:AlpeNews.al


