• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
KONKURSI I LETËRSISË/ Bardhyli: Emra të njohur e të rinj në garë për çmimin Kadare
Home
Kulturë

KONKURSI I LETËRSISË/ Bardhyli: Emra të njohur e të rinj në garë për çmimin Kadare

2 May, 2018 k.autor Kulturë

Emra të njohur të letrave shqipe por dhe autorë të rinj do të jenë këtë vit në garë për çmimin më të madh që akordohet për letrat shqipe “Kadare” që jepet nga Instituti Europian Pashko, nën mbështetjen e Universitetit Europian të Tiranës.

Ndërsa kanë mbetur vetëm një javë nga mbyllja e afatit të dorëzimit të dorëshkrimeve (10 maj), Alda Bardhyli, koordinatorja e këtij konkursi shprehet se interesi i autorëve për të qenë pjesëmarrës në këtë event ka qenë i madh.

“Ajo çfarë spikat në edicionin e katër të këtij konkursi është rritja e besueshmërisë që ky konkurs ka në botën e letrave, gjë që shihet nga numri i madh i dorëshkrimeve që këtë vit kanë ardhur në adresën e këtij çmimi. Në një kohë kur në vend institucione që merren me certifikimin e vlerave siç janë konkurset letrare janë të pakta në numër, çmimi Kadare vjen si një hapësirë ku shkrimtarët kërkojnë të certifikojnë veprat e tyre”, thotë Bardhyli.

Sipas saj, autorët e rinj dominojnë deri tani në numër në këtë konkurs, por vihet re dhe një shtim të autorëve të njohur të letërsisë shqipe që kanë sjellë dorëshkrime. “Më vjen mirë të shoh një rritje të numrit të autorëve të rinj që kanë sjellë dorëshkrimet në këtë konkurs, me vepra ku shihet një stil i konsoliduar, që premtojnë një vazhdimësi në traditën tonë letrare”, thotë Bardhyli. Harta e pjesëmarrjes në këtë konkurs është nga të gjithë hapësirat shqiptare. Nuk mungojnë dhe autorët që jetojnë jashtë Shqipërisë si dhe autorë nga Kosova dhe Maqedonia.

“Konkurset letrare janë dhe një formë e mirë për të parë nivelin e një letërsie. Ndërsa prej vitesh kritika flet për një ikje të autorëve nga tregimi duke u fokusuar më shumë tek proza e gjatë siç është romani apo novelat, ky konkurs na pohon të kundërtën. Janë disa autorë që kanë zgjedhur të konkurojnë me vëllime me tregime, duke treguar e tregimi shqip do vijojë të ndërtohet nga emra të tjerë që do spikasin në rrugëtimin e tyre në letërsi”, shprehet ajo.

Ndërkohë juria e kryesuar nga Kim Mehmeti një emër i njohur i letrave shqipe ka nisur punën për të lexuar veprat pjesëmarrëse. Së shpejti juria (Genciana Abazi, Ledia Dushi, Agim Baçi dhe Eni Vasili) do të mblidhet për të përcaktuar disa nga veprat pretendente për çmimin e madh, që do të jepet gjatë Ditëve Letrare të Razmës në fund të këtij muaji. “Ky konkurs i rëndësishëm për letërsinë shqipe kulmon me Ditët Letrare të Razmës (25-27 maj), një aktivitet që bën bashkë shkrimtarë, përkthyes, kritikë të cilët këtë vit do ti bashkohen një konference shkencore me titull “Gjergj Kastrioti Skënderbeu mes historisë dhe letërsisë”, një temë e zgjedhur me rastin e Vitit të Skënderbeut shpallur nga qeveria shqiptare. Kritika dhe studimet shqipe nuk e kanë shtjelluar ende dimensionin letrar që kjo figurë e historisë sonë ka pasur në librat e shumë shkrimtarëve të huaj, që kanë gjetur tek ai shpesh personazhin më interesant për veprat e tyre”, thotë Bardhyli.

Çmimi letrar “Kadare” është një prej çmimeve më të mëdha letrare që ndahet çdo vit për një autorë shqiptar. Çmimi ka një vlerë prej 10 mijë euro dhe vepra fituese botohet nga Mapo Edition. Ky është edicioni i katërt i këtij çmimi i cili është kthyer në një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në hapësirën shqiptare.
Vjet me këtë çmim u nderua shkrimtari Musa Ramadani ndërsa më parë janë vlerësuar autorët Shkëlqim Çela dhe Rudolf Marku.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pista Olimpike e Fluturimeve, nga më të bukurat dhe të veçantat në botë (FOTO)
Previous article Pallotta i trembet gjobës: Nuk do e bëj edhe nëse do të shkojmë në finale

k.autor

Postime të ngjashme

KONCERTI I KANYE WEST/ Gati stadiumi për 60 mijë spektatorë! Ja rrugët që do të bllokohen nga nesër në 07:00, linjë e dedikuar transporti Breaking News

KONCERTI I KANYE WEST/ Gati stadiumi për 60 mijë spektatorë! Ja rrugët që do të bllokohen nga nesër në 07:00, linjë e dedikuar transporti

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin Kulturë

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës Kulturë

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT