• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MERO BAZE/ “Kreta”, dhe nevoja që PD të zyrtarizojë qëndrimin për kufirin detar!
Home
Blog

MERO BAZE/ “Kreta”, dhe nevoja që PD të zyrtarizojë qëndrimin për kufirin detar!

12 November, 2017 Q.Autor Blog

Shqipëria dhe Greqia kanë futur në rrugën e zgjidhjes disa nga problemet e mbartura në historinë e marrëdhënieve dypalëshe dhe ja kanë besuar një procesi dinamik, zgjidhjen e kontestimit për kufirin detar dhe lëvizjes së lirë të qytetarëve me origjinë çame në Greqi.\

Bushati dhe Kotzias, kanë mundur të prodhojnë një takim substancial për çështjet mes dy vendeve dhe do të vazhdojnë përmes propozimeve konkrete në muajin Dhjetor.

Pala shqiptare ka paraqitur një paketë të plotë që nga Ligji i Luftës deri tek kufiri detar, duke pasur opsionale dhe zgjidhjen e kontestit për kufirin tokësor, ku përfshihen dy marrëveshje, ajo për kufirin tokësor ekzistues dhe çështja e piramidave në kohën e incidenteve greko-shqiptare.

Pala greke pritet të bëjë kundërpropozimet e saj në muajin Dhjetor dhe kështu të ecet përpara.

Gjëja më e rëndësishme është që palët janë angazhuar seriozisht në zgjidhjen e problemeve dhe po krijojnë një klimë besimi mes tyre.

I vetmi problem politik në këtë histori është qëndrimi i palës shqiptare për çështjen e kufirit detar. Ndërsa Greqia ka një qëndrim dhe bazohet deomos mbi Marrëveshjen e arritur me Berishën, Shqipëria ka një qëndrim zyrtar të përfaqësuar nga Ministri i Jashtëm Bushati dhe një qëndrim opozitar të përfaqësuar nga Berisha e Basha, dyshe që këmbëngul se Marrëveshja është në rregull.

Pra në këtë histori Greqia është superiore, pasi ka të unifikuar qëndrimin e saj dhe bën diversion me faktin që në Shqipëri ka dy qëndrime për këtë çështje.

Në këto kushte do të ishte e udhës që partitë politike në Shqipëri të nënshkruanin një “Memorandum” në Parlament, ku të shprehnin qëndrimin e tyre rreth kësaj çështjeje dhe t’i jepnin mbështetje qëndrimit zyrtar të qeverisë shqiptare me qëllim që të tejkalohej diversioni që pala greke mund të bëjë me qëndrimin e Berishës.

Një nisëm parlamentare për një “Memorandum” mund t’u kërkojë të gjitha palëve, nëse mbështesin ose jo qëndrimin zyrtar të qeverisë shqiptare për kufirin detar. Natyrisht që qeveria ka shumicën dhe nuk ka nevojë për vota në këtë rast, por kjo mbështetje vlen si mbështetje morale dhe për të shmangur diversionin politik.

Nëse Partia Demokratike vazhdon t’i qëndrojë besnike qëndrimit Basha-Berisha–Bakojani, për kufirin detar, ata mund ta shprehin në “Memorandum”. Ky përfundim nuk është detyrues për qeverinë, por është natyrisht një problem politik, i cili duhet të verifikohet që të mos ketë, as sot, as në të ardhmen, spekulime rreth kësaj çështjeje.

Sido që të përfundojë rregullimi i kufirit detar apo bashkë me të dhe rregullimi i kufirit tokësor me Greqinë, historia duhet të fiksojë se cili ka qenë qëndrimi i palëve në këtë konflikt .

Greqia pavarësisht problemeve të forta që ka brenda vendit, është shumë e unifikuar në qëndrimet për politikën e jashtme. E vetmja diferencë janë marrëzitë e “Agimit të Artë”, të cilat qeveria i neutralizion, dhe ato i përdorin më shumë politikanë të dështuar në Shqipëri, se sa në Greqi.

Skanimi i qëndirmeve të politikës shqiptare në këtë rast është i domosdoshëm mes të tjerash për ta lehtësuar diplomacinë shqiptare nga presioni i akuzave populiste nga një anë dhe nga qëndrime të barazvlefshme me kundërshtarin nga ana tjetër. Është dhe një provë nëse PD është gati të zgjedhë mes Shqipërisë dhe Berishës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “S’ka burrë të më bëjë presion”/ Kreu i Akademisë tregon takimin me Metën
Previous article Mënyrat më të mira për të zhvilluar logjikën e fëmijës

Q.Autor

Postime të ngjashme

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT