• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“S’ka burrë të më bëjë presion”/ Kreu i Akademisë tregon takimin me Metën
Home
Aktualitet

“S’ka burrë të më bëjë presion”/ Kreu i Akademisë tregon takimin me Metën

12 November, 2017 F.autor Aktualitet

“Nuk ka burrë që të më bëjë mua presion, por në bisedën që zhvilluam atë natë me Presidentin e Republikës, Ilir Meta, dolëm në përfundimin se më e mira për Akademinë e Shkencave do të ishte që unë të hapja rrugën dhe të zgjidhej ngërçi i krijuar”. Kështu u shpreh akademik Gudar Beqiraj, dje, në një takim me anëtarët e Asamblesë së Akademisë së Shkencave.

Pas një takimi me Presidentin Meta, Gudar Beqiraj ka dhënë dorëheqjen nga pozicioni i kryetarit të ASH, pa arritur të dekretohet nga Presidenti, siç e kërkon Kushtetuta. Dorëheqja e Beqirajt përkoi edhe me debatin në Komisionin Parlamentar për buxhetin, ku ndryshe nga ç’ishte thënë në parë nga Kryeministri Rama, se Akademisë së Shkencave do t’i pritej fondi, u deklarua se edhe këtë herë këtij institucioni nuk do t’i mungonte financimi.

Sipas kryetarit të dorëhequr, akti i tij nuk ishte si një dorëzim përpara presionit të heqjes së buxhetit. Qëlloi thjesht një rastësi.

“Ne s’kishim asnjë dyshim që do ta merrnim buxhetin. Ishte vetëm një rastësi, buxheti tashmë ishte akorduar”, tha ai. Sipas Beqirajt, ky vendim u mor nga ana e tij për t’i hapur rrugën reformimit të Akademisë së Shkencave. Ai thotë se dorëheqjen nuk e dha për shkak të presionit, por pranon se ai ishte kthyer në ngërç, edhe pse i zgjedhur në mënyrë legjitime.

“Për mua nuk kishte asnjë problem të dorëhiqesha, pasi unë kam qenë kryetar, zëvendëskryetar, drejtor Instituti, anëtar i Akademisë së Shkencave të Europës. Në fund, ajo që mbetet është Akademia e Shkencave dhe për mua kjo ka shumë rëndësi”, tha Beqiraj. Akademikët e pranishëm në këtë takim vlerësuan aktin e kolegut të tyre në të mirë të reformimit të institucionit. Veç Kosta Barjabës e Gjovalin Shkurtajt, që do të shprehte konsideratat e tij për akademik Beqirajn, edhe Artan Fuga, kritiku më i madh i politikave të Akademisë së Shkencave, i cili kërkoi me ngulm dorëheqjen e kryesisë së zgjedhur më 4 shtator. Ai vlerësoi kontributin në shkencë të prof. Beqirajt, si dhe qytetarinë e tij me aktin e ndërmarrë.

Sipas Fugës, si Beqiraj, ashtu edhe prof. Muzafer Korkuti, do të vazhdojnë të jenë të pranishëm në Akademi me mendimet dhe kontributin e tyre në reformimin e këtij institucioni. Sipas tij, nëse reforma është vonuar, kjo nuk ka ndodhur për shkak të një personi të vetëm, por është një përgjegjësi kolektive.

Pas dorëheqjes së Gudar Beqirajt nga kreu i Akademisë së Shkencave, pas dorëheqjes së ak. Muzafer Korkutit, ASH mbetet pa kryesi. Sipas Sekretarit Shkencor, Vasil Tole, tanimë për ASH, më e rëndësishme është reforma dhe e gjithë vë- mendja e akademikëve është përqendruar te projektreformat që do të prezantohen më datë 16 nëntor. Por edhe format e zgjedhjes së kryesisë, me sa duket do jenë pjesë reformimit të institucionit.

Në mbledhjen e parafundit të Asamblesë, Tole propozoi që në statutin e institucionit të vendoset si kusht, që të mos zhvillohen zgjedhjet kur ka vetëm një kandidat, si në rastin më të fundit, që u bë edhe shkak për thellimin e krizës në Akademinë e Shkencave dhe ngriu marrëdhënien me Qeverinë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “S’kemi gjë tjetër vetëm të japim shpirtin”/ Mesazhi i familjes së Gentianit për Shkëlqim Mirin
Previous article MERO BAZE/ “Kreta”, dhe nevoja që PD të zyrtarizojë qëndrimin për kufirin detar!

F.autor

Postime të ngjashme

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Aktualitet

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve Aktualitet

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje Aktualitet

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT