• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SKANDALI NË SHTËPINË E FOSHNJES/ Punonjësja: Pse je aq ku*** ti moj…? (BISEDAT+FOTO)
Home
Sociale

SKANDALI NË SHTËPINË E FOSHNJES/ Punonjësja: Pse je aq ku*** ti moj…? (BISEDAT+FOTO)

1 May, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Emisioni “Stop” ka mësuar se në Shtëpinë e Foshnjes në Vlorë janë shpenzuar  700 mijë lekë te vjetra për servis makine, ndërkohë që ky institucion nuk ka makinë. Ndaj dhe gazetari komunikoi me drejtoreshën e këtij institucioni, Olta Ganajn, e cila tha se makina është jashtë funksionit.

Gazetari – E di për çfarë kemi ardhur? Pretendimet janë të shumta nga shumë anë, por ne funksionojmë në bazë të transparencës. Na ka rënë në dorë një shkresë e këtij institucioni.

Drejtoresha – Po, mund ta shoh?

Gazetari – Dhe thuhet servis makine, riparime të ndryshme 70 mijë lekë. Ndërkohë që në një informacion pretendohet se ky institucion nuk ka makinë fare.

Drejtoresha –  Kemi një makinë që e kemi në gjendje të keqe, por ndërkohë përdorim edhe furgonin e Qendrës së Shërbimeve.

Gazetari – Ka apo s’ka makinë institucioni fare? Kjo është pyetja ime, shumë e drejtë.

Drejtoresha – Atëherë, makina që tashmë me dokumentat, që i kemi dorëzuar, gjendet jashtë institucionit. Që është…  për momentin e kemi jashtë funksionit.

Gazetari – Domethënë lekët shkojnë për atë?

Drejtoresha – Jo, nuk shkojnë më për atë.

Gazetari – Po për kë do shkojnë këto lekë?

Drejtoresha – Të kujt viti e keni këtë?

Gazetari – Ideja është te transparenca.

Drejtoresha – E pra… po prandaj po them të kujt viti e keni?

Gazetari – Unë po them, që nëse ka një dosje si institucion, hajd ta shohim të gjithë, që të gjithë të jemi në rregull. Unë të jap dhe kohë, s’ka problem, që ta shohësh.

Drejtoresha  – Po normale! Do bëni edhe një kërkesë pranë institucionit, që t’ju kthejmë një përgjigje.

 https://youtu.be/a1G29k5fmmU

 

Drejtoresha Ganaj në përgjigjen zyrtare tregoi se ajo ka dhënë makinën e saj me kontratë huapërdorjeje pa shpërblim për institucionin që drejton vetë. Por ky rezultoi abuzimi më i vogël në Shtëpinë e Foshnjes Vlorë.

Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” solli me zë dhe figurë dhunën verbale dhe fizike ndaj fëmijëve që strehohen në këtë institucion.

Punonjësja – Ik Leo ik, se do vijë Vali pastaj, të të veshë kanatiere!

Punonjësja 2 – Hajde këtu ti…!

Punonjësja – O, të keqen una…

Punonjësja 2 – Ulu aty! Një moment të gëzueshëm, ti ta kthen gëzimin në sherr. Unë s’kam nerva sot të bëj sherr me ty Koço.

Punonjësja  – Ai u dënua, se u plevitos.

Punonjësja 2 – Je fshirë ti? Merre leckën, fshihu!

Punonjësja 2 – O çuna! Do ju dënoj prapë ëëë… Po kjo Ana ku është? Pse je aq ku*** ti, moj?!

Punonjësja 2 – Pse hë…?! Aty të rrish! M*t! Mbylle, mbylle!

Punonjësja 3 – Hajde se kanë bërë që të gjithë zhurmë, por më shumë Fabio me Anën. I janë qepur Blerinës e s’e lënë rehat. Shoqen time, kolegen e punës ma meruan fare.

 Punonjësja 3 – Ik, o çun, o…!

Punonjësja 3 – O idiote! O sa më dhemb mesi… o idiote, o debile, thashë se rashë…

Fëmijët jetimë ndëshkohen e thirren me epitete të neveritshme nga punonjëset e Shtëpisë së Foshnjës, të cilat në fakt paguhen për t’iu shërbyer.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kur SHKARKIMI ndodh se nuk arrin dot... TRAGETIN!
Previous article Plas ironia në rrjetet sociale me arbitrin Çakër: Ndihmoi Realin të kalojë në finale... (FOTOT)

F.autor

Postime të ngjashme

"MË FTUAN PËR KAFE DHE MË QËLLUAN"/ Përleshja në burgun e Fierit, Denis Bajri tregon si e sulmoi Jurgen Zotaj në qeli Aktualitet

"MË FTUAN PËR KAFE DHE MË QËLLUAN"/ Përleshja në burgun e Fierit, Denis Bajri tregon si e sulmoi Jurgen Zotaj në qeli

HETIMET PËR BALLUKUN/ SPAK ushtron kontrolle në kompaninë “Atelier 4”, sekuestrohet projekti i arredimit të vilës luksoze Aktualitet

HETIMET PËR BALLUKUN/ SPAK ushtron kontrolle në kompaninë “Atelier 4”, sekuestrohet projekti i arredimit të vilës luksoze

MOTOMJETET NË "SITË" NË TIRANË/ 19 drejtues procedohen penalisht, sekuestrohen mjetet elektrike Aktualitet

MOTOMJETET NË "SITË" NË TIRANË/ 19 drejtues procedohen penalisht, sekuestrohen mjetet elektrike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT