Kryeministri Edi Rama ka nisur me shkarkimet në radhët e drejtorëve të administratës shtetëtore. Është zyrtarizuar shkarkimi i drejtorit të Zyrës së Punësimit në Delvinë, Skënder Qilimi.
Shkarkimi i tyre vjen si pasojë e mospërmbushjes së objektivave. Pra, këta dy drejtues punësuan më pak njerëz sesa kishin tagër. Por ndonëse kështu, një nga televizionet informative në vend mendon se Qilimi u shkarkua pasi thjesht nuk arriti të “kapte” tragetin e punësimeve…
Sikur Qilimi ta dinte kaq të thjeshtë, ndoshta do kishte arritur edhe tragetin edhe targetin!
AlpeNews.al


