Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se vendi që ai qeveris ka potenciale të mëdha për të pranuar investime direkte.

“Kosova është vend i sigurt dhe i hapur për investime të huaja. Vendi ynë me Arabinë Saudite ka raporte korrekte bilaterale, e të cilat mund të zgjerohen në bashkëpunim ekonomik. Ne kemi krijuar ambient të përshtatshëm për investitorët e huaj, kemi resurse njerëzore, fuqi të re punëtore dhe të profilizuar si dhe kushte të volitshme për sa i përket legjislacionit në fushën e të bërit biznes”, tha Haradinaj.
Top Channel


