Deklaratat që bëri ish-kryetari i degës së PD në Kukës, Ibsen Elezi në Kuvendin Kombëtar të PD të dielën, bënë xhiron e rrjetit.
Teksa kritikoi drejtuesit e PD, ai u ndal tek problemet konkrete që sipas tij dëmtojnë këtë forcë politike.
Teksa komenton reagimet e marra nga delegatët e Kuvendit, të cilët e duartrokitën, Elezi thotë se ndryshe nga mesazhet e shumta që ka marrë nga qytetarët, nuk ka patur një reagim të kryedemokratit Basha.
“Nuk isha i përgatitur për fjalim në Kuvendin e PD. Në fjalën time u ndala në problemet bazë. Unë nuk mora dhe as pres reagim nga Basha. Problemi bazë në PD është procesi i votimit. Por unë do thoja se faji është më thellë, nuk është i një personi, por i një sistemi fals politik. Ndaj unë nuk ndalesha tek emrat, por tek problematika”, u shpreh Ibsen Elezi.
Ai thotë se nisur nga situata në të cilët ndodhet Partia Demokratike, e sheh të arsyeshme që t’i rikthehet angazhimit politik.
“PD po shkatërrohet, duhet të reagojmë. Unë theva akullin, reagimi do të pasohet”, tha ish-kryetari i PD në Kukës.
E gjithë vëmendja mediatike i është drejtuar atij dhe funksionimit institucional të partisë demokratke. Elezi u shpreh se nuk ishte përgatitur për fjalim në Kuvendin e partidë demokratike. Ai u shpreh se e njeh organizimin e PD. Elezi u shpreh se problem më i madh në PD është organizimi , dhe pjesë e problemit janë edhe ata që heshtin.
Ai tha nder te tjera se Partia Demokratike ka deputetë të korruptuar që kanë shtëpi qe kushtojne 450 mijë euro.
Sakaq ish-kryetari i PD-së në Kukës gjithashtu deklaroi se LSI nuk ka qenë e përfshirë në protestën e Kukësit pasi nuk ka qenë aktive.
‘Përfaqsuesit e LSI-së nuk kanë qenë aktiv në Kukës, distancimi ka qenë në heshtje ndaj organizimit të protestës”, tha ai.


