Deputeti i PS-se, Erjon Brace, kryetar i Komisionit te Ekonomise ka reaguar pas lajmeve nese do te kete nje rritje te cmimit te bukes ne vend apo jo.
Me nje shenim ne faqen e tij ne FB, Brace thekson se nuk ka asnje arsye te rritet cmimi i bukes, duke e argumentuar kete me faktin se çmimi i energjise elektrike per furrat e bukes nuk ka ndryshuar dhe nuk ndryshon.
Postimi i Braçes
NUK KA ARSYE TE RRITET CMIMI I BUKES!
Fare!
Te pakten jo per shkak te cmimit te energjise elektrike!
CMIMI I ENERGJISE ELEKTRIKE PER FURRAT E BUKES,
NUK KA NDRYSHUAR E NUK NDRYSHON!
Kemi vendosur politikisht dhe ai vendim qendron ne fuqi!
Kush po fshihet pas biznesit te bukepjekjes,
per te bere biznes tjeter, pa asnje diskutim qe do paguaj si cdo biznes tjeter, jo si furre buke!
Pyetja me te cilen Top Channel po kerkon te krijoje nje furtune ne gote, eshte teresisht abuzive dhe per kete arsye e turpshme.
Nese ti ju thua bukepjekesve, “po u rrit cmimi i energjise, a do e rritet cmimi i bukes”, pa asnje diskutim qe ata “po” do pergjigjen.
Por,
cmimi i energjise elektrike per bukepjekesit nuk ndryshon!
Ka vendim per kete.
Kjo do te thote se,
nuk ka asnje arsye qe bukepjekesit te rrisin cmimin e bukes!
Kush tjeter qe vec bukepjekesit ben edhe biskota, pasta, byrek me gjize apo me presh, do paguaj cmimin e energjise qe eshte i njejte per te gjithe.
Nese nuk do, atehere te ndaje biznesin e bukepjekjes nga ai i byrekut me gjize apo presh.
Shantazh me buken-cmimin e saj per te bere biznes tjeter falas,
nuk mund te bej dot kush.


