Ministria e Jashtme greke ka bërë me dije se bisedimet me palën shqiptare përsa i takon çështjes së Detit janë në zhvillime positive. Dje është zhvilluar raundi i parë i bisedimeve…
Në një reagim postuar në faqen zyrtare të Ministrisë, thuhet:

“Raundi i parë i bisedimeve midis Greqisë dhe Shqipërisë mbi zonat detare të kufirit u mbajt, më 30 prill 2018, në Tiranë. Takimi u zhvillua në një klimë konstruktive dhe bashkëpunuese”.
Sakaq, dje Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropës njoftoi nisjen e raundit te parë të bisedimeve më Greqinë, në lidhje me marrëveshjen e re.
/AlpeNews.al


