• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Rusi: Një “Çernobil lundrues”‘ nis rrugën nga Shën Peterburgu për Siberi
Home
Nderkombetare

Rusi: Një “Çernobil lundrues”‘ nis rrugën nga Shën Peterburgu për Siberi

30 April, 2018 Redaktor2 Botë, Nderkombetare

Reaktorët binjakë të një centrali atomik lundrues u nisën nga port i Shën Petersburgut për një udhëtim të gjatë për në Siberi. Ambientalistët paralajmërojnë për një “Çernobil lundrues”.

Russland St Petersburg - Schwimmendes Atomkraftwerk Akademik Lomonossow (Imago/Itar-Tass/A. Vaganov)Centrali atomik lundrues “Akademik Lomonsov”

I ashtuquajti central bërthamor lundrues u nis nga kantjeri i Shën Peterburgut në drejtim të një baze ruse në Detin Arktik. Centrali atomik lundrues “Akademik Lomonsov” i cili u ndërtua në portin e Shën Petersburgut, do të bëjë javët e ardhshme një udhëtim të gjatë nëpër Detin Baltik dhe Detin e Veriut duke kaluar në veri të Norvegjisë deri sa të arrijë në portin e  Murmanskut. Aty dy reaktorët e centralit lundrues do të pajisen me mbushje atomike, i tha Pavel Ipatov, përfaqësues i sipërmarrjes së centraleve bërthamorë Rosenergoatom agjencisë së lajmeve Tass. Në Murmansk është e stacionuar pjesa më e madhe e flotës veriore të Rusisë si dhe shumica e nëndetëseve me mbushje bërthamore.

Nga Murmansku anija do të vazhdojë drejt Lindjes së Largët të Rusisë dhe bregdetit të Detit Arktik në zonën e Shukotkës. Aty ajo pritet të nisë funksionimin në vitin 2019. Plani është që centrali atomik lundrues të furnizojë me energji elektrike dhe me ujë të pijshëm punëtorët e impianteve për nxjerrjen e naftës në Detin Arktik. Uji i pijshëm do të përftohet nga një fabrikë për shkripëzimin e ujit të detit.

Russland St Petersburg - Schwimmendes Atomkraftwerk Akademik Lomonossow (Imago/Itar-Tass/P. Kovalev)Centrali atomik lundrues “Akademik Lomonsov”

Po ashtu reaktorët binjakë të centralit atomik lundrues pritet të furnizojnë me energji elektrike deri në 200,000 vetë që jetojnë në qytetin port të Siberisë, në Pevek.

Rëndësi strategjike

Centrali atomik lundrues “Akademik Lomonsov” ka për Rusinë rëndësi strategjike. Rusia synon të sigurojë rezervat e naftës dhe të gazit që supozohen në rajonin e Polit të Veriut. Po ashtu për shkak të shkrirjes së akullit vitet e fundit si pasojë e ngrohjes globale, për Rusinë hapen rrugë dhe itinerare të reja detare në veri të vendit.  Pëk këtë shkak Rusia po shton praninë ushtarake në këtë zonë. Edhe SHBA-ja është e interesuar për zonën e Arktikut.

Çernobili i ardhshëm?

Ambientalistët e kritikuan ashpër centralin atomik lundrues dhe thanë se një aksident i tij mund të dëmtojë pjesë të Arktikut. Greenpeace e quajti atë “Çernobil lundrues”.

Tschernobyl , radioaktive Freisetzung durch Feuer in der radioaktiv verseuchten Bryanskregion (Greenpeace/V. Zalevskiy)

Duke iu referuar katastrofës bërthamore të vitit 1986 në centralin e Çernobilit në Ukrainë, që në atë kohë ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik, ambientalistët u shprehën për një “Çernobil në akull”. Aksidenti më i madh bërthamor në histori shkaktoi asokohe një evakuim masiv dhe i bëri të pabanueshme pjesë të tëra të Ukrainës dhe të Bjellorusisë fqinjë.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SERIE A/ Juventus dhe Napoli rrezikojnë të bëjnë fundin e Inter-it dhe Milan-it
Previous article VRASJA E SHQIPTARIT NË FRANCË/ Flasin familjarët e viktimës: Ishte duke pirë kafe, por dëgjoi derën dhe…

Redaktor2

Postime të ngjashme

"HORMUZIN E KONTROLLOJMË NE"/ SHBA dhe Irani me deklarata kontradiktore për bisedimet në Doha Botë

"HORMUZIN E KONTROLLOJMË NE"/ SHBA dhe Irani me deklarata kontradiktore për bisedimet në Doha

ÇMIMI I HORMIZIT/ Teherani kundërshton sugjerimin e Macron: Do të kryhet vetëm nga Teherani Botë

ÇMIMI I HORMIZIT/ Teherani kundërshton sugjerimin e Macron: Do të kryhet vetëm nga Teherani

"ALEATËT PO PROMOVOJNË..."/ Ish-kryeministri britanik, kandidati kryesor për postin e kreut të NATO-s pas Mark Rutte-s Botë

"ALEATËT PO PROMOVOJNË..."/ Ish-kryeministri britanik, kandidati kryesor për postin e kreut të NATO-s pas Mark Rutte-s

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT