• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E SHQIPTARIT NË FRANCË/ Flasin familjarët e viktimës: Ishte duke pirë kafe, por dëgjoi derën dhe…
Home
Breaking News

VRASJA E SHQIPTARIT NË FRANCË/ Flasin familjarët e viktimës: Ishte duke pirë kafe, por dëgjoi derën dhe…

30 April, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

29 vjeçari nga Gjakova, Sefedin Nimonaj të mërkurën u vra nga fqinji i tij në qytetin Mulhouse të Francës. Babai i tre fëmijëve u qëllua për vdekje nga një algjerian rreth 35 vjeçar, me të cilin ndante kulmin e shtëpisë së njejtë. Sefedini jetonte në katin e parë, e dorasi, i cili ende ndodhet në arrati në katin e tretë. Dyshohet se zhurma e shkaktuar nga kati i parë ku Nimonaj jetonte kishte nervozuar dorasin, i cili i kishte shkuar atij në shtëpi dhe me të çelur derën kishte shkrepur tre plumba mbi të.

Gazeta Express gjatë ditës së sotme ka qëndruar në vendlindjen e Sefedin Nimonajt. Nga ajo që kanë dëgjuar prej mediave njëri prej familjarëve të Sefedinit, Maxhuni, ka rrëfyer ngjarjen. Ai thotë se kushëriri i tij nuk ka pasur mosmarrëveshje me askënd, përfshirë edhe fqinjin që e vrau.

Maxhuni rrëfen se si Sefedini me të hapur derën është qëlluar për vdekje nga fqiu i tij.

“Në derë të banesës e kanë vra, ka pin kafe u kane, n’tavolinë e ka lan edhe ka trokit, u dal me çel dërën edhe bam e kan vra”, rrëfen Maxhun Nimonaj, kushëriri i Sefedinit.

Nga ajo që raportuan mediat franceze dyshohet se shkaktare e vdekjes së Sefedinit u bë zhurma që u dëgjua nga shtëpia e tij, por këtë e mohon Maxhuni. Ai thotë se nuk ka mundësi të ketë qenë zhurmë e madhe pasi, i ndjeri ka pasur fëmijët e vegjël dhe të ata nuk përleshen mes vete.

Mësohet se Sefedini banonte në katin e parë, ndërsa dorasi në të tretin.

“Ai ka banu në katin e fundit, halla e tij në katin e dytë, merre me mend qysh munet me i bo zhurmë prej katit tretë, nuk janë fëmijë me dalë mu përrla në rrugë a oborr”, thotë ai.

Mediat lokale në Francë raportuan se dorasi është rreth 35 vjeç. Atij i është bastisur shtëpia ku kanë gjetur edhe armë.

“Sipas policisë dorasit i kanë bastis shtëpinë i kanë gjetë armë, drogë etj. Ai është në arrati. Hala se kan arrestu sipas familjarëve”, thotë edhe Maxhuni.

“Hetimet policore kanë filluar menjëherë. Autori i krimit, një person 35-vjeçar është ende në arrati dhe i kërkuar nga policia”, raportohej nëpër mediat franceze.

Sefedin Nimonaj kishte tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë. Ai kishte një firmë të vogël me pajisje ujësjellësi.

Trupi i të ndjerit nuk ka arritur ende në Kosovë. Nimonaj bashkë me familje para luftës kishte dalë nga Kosova për të jetuar në Francë. Dy vitet e fundit ai jetoi në një shtëpi me familjen e ngushtë në lagjen Dornach në qytetin Mulhouse të Francës, ku edhe dyshohet se u vra me tre plumba nga fqinji i tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Rusi: Një "Çernobil lundrues"' nis rrugën nga Shën Peterburgu për Siberi
Previous article Sara Kapo HABIT me deklaratën e saj: Nuk di të FLIRTOJ duhet të ma thuash troç, goce po të gjuaj!

F.autor

Postime të ngjashme

MOTI I KEQ NË KORÇË/ Era e fortë shkakton rrëzimin e pemëve mbi automjete! Breshër në zonat e Maliqit dhe Kolonjës Aktualitet

MOTI I KEQ NË KORÇË/ Era e fortë shkakton rrëzimin e pemëve mbi automjete! Breshër në zonat e Maliqit dhe Kolonjës

AKSIDENTI NË AKSIN RRUGOR LIN-POGRADEC/ Ndërron jetë drejtuesi i mjetit, policia: Humbi kontrollin e mjetit Aktualitet

AKSIDENTI NË AKSIN RRUGOR LIN-POGRADEC/ Ndërron jetë drejtuesi i mjetit, policia: Humbi kontrollin e mjetit

ZËVËNDËSON BENARD PALAJN/ Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave Aktualitet

ZËVËNDËSON BENARD PALAJN/ Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT