• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Patriku Irinej provokon sërish me deklaratat, fton serbët të kthehen në Kosovë
Home
Rajon

Patriku Irinej provokon sërish me deklaratat, fton serbët të kthehen në Kosovë

30 April, 2018 Redaktor2 Rajon

Nga Patrikana e Pejës, kreu i Kishës Ortodokse Serbe, patriku Irinej ka përçuar mesazhe provokuese duke thënë se “një nga problemet qendrore me të cilat përballet Kisha dhe populli serb është çështja e Kosovës, e cila prej kohësh është nën pushtim”. Patriarku Irinej në fillim të seancës majit rregullt e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Serbe në Patrikanën e Pejës.

 

 

“Me vullnetin të fuqishmëve të kësaj bote, toka e jonë e shenjtë e ‘Kosovës dhe Metohisë’ paraprakisht përjetoi vuajtjen më të madhe, që ka tejkaluar të gjitha vuajtjet e mëparshme në historinë e saj, në mënyrë që në fund të shkëputet nga Serbia dhe të shpallet një shtet i pavarur shqiptar, të paktën është në përpjekje. Më parë, ndodhi ndjekja e popullit serb, numerikisht më e madhja nga të gjitha ndjekjet dhe shpërnguljet e deritashme, kështu që pjesët e qendrore të Kosovës dhe Metohisë kanë mbetur krejtësisht pa popullatë serbe”, ka thënë patriku Irinej, në fillim të Kuvendit të rregullt të majit të e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Serbe në Patrikanën e Pejës, përcjell Telegrafi. Sipas njoftimit të Kishës Ortodokse Serbe, të cilin e transmetojnë mediat serbe, patriku Irinej ka thënë se “Serbia është duke bërë përpjekje të mëdha për të mbrojtur dhe ruajtur ‘Kosovën dhe Metohinë’, por fuqitë evropiane dhe amerikanët nuk kanë ndjenja për drejtësinë dhe të vërtetën”.

“Problemi më i madh për neve, kur është fjala për Kosovën dhe Metohinë, është fakti se kemi mbetur një numër i vogël. Është të bëhet më shumë në kthimin e popullatës. Në Prizren jetojnë dhjetëra serbë, e situatë e ngjashme është edhe në Pejë, Prishtinë, Ferizaj, Gjakovë … Ka pak vullnet për kthimin e të zhvendosurve në shtëpitë e tyre, kurse ata që duan ta bëjnë këtë, nuk kanë ku të kthehen “, tha patriarku serb.

Ai përkujtoi se Serbia ndan mjete të konsiderueshme financiare për njerëzit dhe Kishën në Kosovë dhe Metohi, dhe se ndihmojnë edhe individë të ndryshëm. Patriku Irinej theksoi se mbajtja e Kuvendit të Sinodit të Shenjtë në Patrikanën e Pejës, është një inkurajim i madh për popullin serb në Kosovë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Mos ndoshta këto pamje tregojnë se Armina Mevlanin dhe Viola Spiron do t’i shohim në të njëjtin projekt televiziv? (FOTO)
Previous article ÇËSHTJA PËR DETIN/ Zhvillohet raundi i parë i bisedimeve Shqipëri-Greqi, u diskutua për…

Redaktor2

Postime të ngjashme

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro Rajon

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme Rajon

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK Rajon

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT