• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E 19 VJEÇARIT/ Tre shqiptarët e dyshuar nuk ndodhen në Shqipëri. Familjarët…
Home
Breaking News

VRASJA E 19 VJEÇARIT/ Tre shqiptarët e dyshuar nuk ndodhen në Shqipëri. Familjarët…

30 April, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Tre shqiptarët e dyshuar për vrasjen e 19-vjeçarit grek në Athinë, nuk kanë hyrë në Shqipëri. Të paktën jo përmes kalimit nga kufiri i ligjshëm. Burime policore thonë për tvklan.al se ka shkëmbime informacioni në mënyrë intensive mes policisë shqiptare dhe policisë greke në lidhje me hetimet për vendndodhjen e tre shqiptarëve të dyshuar për vrasjen e 18 Marsit.

Sipas të njëjtave burime, rezulton që shqiptarët e moshës 23 vjeç, 24 dhe 33 vjeç nuk kanë hyrë në territorin shqiptar nga kufiri i ligjshëm. Mësohet gjithashtu se policia greke ka dyshime që tre të autorët qëndrojnë të fshehur në Greqi dhe nuk janë larguar nga vendi. Ndërsa familjarët e viktimës fajësuan policinë se nuk veproi në kohë, madje pretenduan se kanë informacione që të dyshuarit janë arratisur në Shqipëri duke kaluar nga dogana e Kakavijes.

Tvklan.al mëson se ky pretendim nuk qëndron dhe deri më tani rezulton që tre të rinjtë e dyshuar të përfshirë në vrasje, nuk ndodhen në territorin shqiptar. Ndryshe nga sa është deklaruar në mediat e vendit fqinj, policia greke nuk ka nxjerrë asnjë urdhër-arresti ndërkombëtar për tre shqiptarët. Ky fakt konfirmohet për tvklan.al, ndërsa me palën shqiptare deri në këto momente ka vetëm shkëmbim informacionesh për bashkërendimin e hetimeve.

Njëri prej 3 shqiptarëve, që është edhe vrasësi direkt i 19-vjeçarit grek, është identifikuar si Xhuliani. Ndërsa emrat e dy të tjerëve nuk janë bërë me dije publikisht. Javën e kaluar, Policia e Athinës zbardhi tërësisht vrasjen e 19-vjeçarit dhe identifikoi tre shqiptarët e dyshuar. Identitetin e shqiptarit të quajtur Xhuliani e konfirmoi një prej dëshmitarëve kyç të ngjarjes. Ai është shoku i viktimës, i cili ndodhej bashkë me të kur u qëllua për vdekje me thikë.

Dëshmia në polici e shokut të viktimës:

“Thomai i kishte marrë paratë (170 Euro), por shqiptari nuk kishte sjellë drogën. Pastaj i thamë mikut tonë që të ndërhynte dhe kontaktoi me Xhulianin që të na sillte drogën. Në celularin e Thomait u përgjigja unë. Ishte Xhuliani, filloi të bërtiste. Ndoshta nuk e kuptoi që nuk isha Thomai. Pyeti ku je. Nuk kaloi shumë kohë dhe e pamë tek sheshi. Ai ndërkohë ishte aty kur na telefonoi”. U zumë me shqiptarët. Ata na rrahën. Xhuliani menjëherë qëlloi me thikë në gjoks Thomain. U përpoq që të më qëllonte edhe mua, por fatmirësisht ndërhyri një miku ynë dhe më shpëtoi. Thomai tentoi të largohej pasi u qëllua, por pak më vonë u rrëzua, ishte i mbuluar me gjak”.

Sikurse kuptohet nga dëshmia e tij, vrasja ndodhi për 170 Euro. 19-vjeçari grek Thoma i kishte dhënë Xhulianit shumën e parave në këmbim të disa dozave kanabis. Pavarësisht se mori paratë, shqiptarët nuk i dhanë “mallin”. Kjo u bë shkas që mes tre shqiptarëve dhe viktimës e miqve të tij të niste sherri, që përfundoi në vrasje. Ngjarja e rëndë ndodhi më 18 Mars në lagjen “Marousi” në Athinë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Veprimi i Pique-s kundër Deportivo-s, ja si mbrojtësi festoi në fushë titullin e 7 në 10 vite (VIDEO)
Previous article Bashkimi Evropian tjetër hap, zgjeron listën e sanksioneve ndaj Rusisë

F.autor

Postime të ngjashme

MOTI I KEQ NË KORÇË/ Era e fortë shkakton rrëzimin e pemëve mbi automjete! Breshër në zonat e Maliqit dhe Kolonjës Aktualitet

MOTI I KEQ NË KORÇË/ Era e fortë shkakton rrëzimin e pemëve mbi automjete! Breshër në zonat e Maliqit dhe Kolonjës

AKSIDENTI NË AKSIN RRUGOR LIN-POGRADEC/ Ndërron jetë drejtuesi i mjetit, policia: Humbi kontrollin e mjetit Aktualitet

AKSIDENTI NË AKSIN RRUGOR LIN-POGRADEC/ Ndërron jetë drejtuesi i mjetit, policia: Humbi kontrollin e mjetit

ZËVËNDËSON BENARD PALAJN/ Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave Aktualitet

ZËVËNDËSON BENARD PALAJN/ Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT