• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Nikolla viziton shkollën 9-vjeçare në Radomirë: Mësuesit dhe klasat kolektive, prioriteti ynë (Foto)
Home
Sociale

Nikolla viziton shkollën 9-vjeçare në Radomirë: Mësuesit dhe klasat kolektive, prioriteti ynë (Foto)

12 November, 2017 xhesi.editor Aktualitet, Sociale

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinise Lindita Nikolla vizitoi shkollën 9-vjeçare “Ibrahim Gjorgji” në Radomirë, zona më e thellë e Dibres. Gjatë takimit që zhvilloi me stafin prej 18 mësuesish të kësaj shkolle me mjedise të reja falë rikonstruksionit që iu nënshtrua vitit të kaluar, ministrja e arsimit theksoi se objektivi i këtij mandati të dytë të qeverisë është mësuesi. E ndërgjegjshme për vështirësitë që kanë veçanërisht mësuesit e klasave kolektive, ministrja Lindita Nikolla garantoi më shumë mbështetje për ta.

“Ne do të bëjmë gjithçka mundemi per t’ju mbështetur në detyrën tuaj, ju së pari mësuesit ë jeni në sistem, por patjetër që ne do të ndërhyjmë dhe në atë që është formimi fillestar i mësuesve, duke bashkëpunuar me fakultetet e edukimit. Kjo ështe shumë e rëndësishme, ashtu sikurse është e rëndësishme dhe fakti që ne jemi fokusuar tek klasat kolektive. Lejomëni që si ministre e arsimit, unë t’ju shpreh mirënjohjen e plote pasi e di që mësuesit që punojnë në klasat kolektive e kanë edhe më të vështirë, për faktin se duhet të përgatiten më shumë me një vizion edhe më të qartë, me më shumë energji më e madhe për të ngushtuar hendekun në disa lëndë mes nxënësve të niveleve të ndryshme”– deklaroi Lindita Nikolla.

Për të plotësuar këto nevoja ministrja e arsimit bëri të ditur se qeveria ka adresuar një buxhet të konsiderueshëm për të realizuar një ndërhyrje cilësore në mbështetje të mësuesve

“Qeveria ka realizuar një buxhet të konsiderueshëm per vitin 2018-te që ne të kemi një ndërhyrje sa më cilësore në mbështetje të mesuesve pa dyshim, sepse ato janë prioriteti ynë si dhe në të gjitha klasat kolektive në vend. Një tjetër prioritet i qeverisë shqiptare, të cilin kryeministri e ka përmendur është që deri në fund të mandatit paga e mësuesve të arrijë nivelin deri në 40% të pages aktuale”-tha Lindita Nikolla.

Në vijim të këtij takimi, Drejtoresha e Drejtorisë Arsimore Dibër, Margarita Markja tregoi se në këtë shkollë janë dhe 3 fëmijë me aftësi të kufizuar, të cilëve u ofrohet mësimi në shtëpi. Tre mësues, përkatësisht Muhamed Selmani, Munir Domi dhe Eljona Deda, njëherësh drejtoreshë e shkollës japim mësim pranë këtyre fëmijëve duke e shëndruar shkollën e Radomirës në promotore të ofrimit të këtij shërbimi në rang fshati.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALIBIA E MBROJTJES/ Nga sëmundja e rëndë tek arrestimi i paligjshëm i gjyqtarit Shkëlqim Miri
Previous article Milan pas talentit të Schalkes, gati transferimi në janar

xhesi.editor

Postime të ngjashme

E RËNDË NË TIRANË/ Policit të "Rrugores" i vendoset thika në fyt, arrestohet autori Aktualitet

E RËNDË NË TIRANË/ Policit të "Rrugores" i vendoset thika në fyt, arrestohet autori

DYSHOHET SE I DHA VILË RRYSHFET BALLUKUT/ Në hetim biznesmeni Pandeli Çarapuli! Dyshime edhe për pastrim parash Aktualitet

DYSHOHET SE I DHA VILË RRYSHFET BALLUKUT/ Në hetim biznesmeni Pandeli Çarapuli! Dyshime edhe për pastrim parash

PAMJET/ Thirret në SPAK deputeti i PS, Klevis Jahaj Aktualitet

PAMJET/ Thirret në SPAK deputeti i PS, Klevis Jahaj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT