• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Kuvendi Kombëtar i PD, bojkotojnë Topalli e Patozi, zbardhet axhenda, ja kush do flasë
Home
Shqipëri

Kuvendi Kombëtar i PD, bojkotojnë Topalli e Patozi, zbardhet axhenda, ja kush do flasë

29 April, 2018 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Pas debateve në Kryesi dhe në Këshillin Kombëtar, këtë të diel kryedemokrati Lulzim Basha mbledhë organin më të lartë partiak, Kuvendin Kombëtar për të vulosur përfundimisht ndryshimet në statut.

Kuvendi Kombëtar i PD do të nisë në orën 10:00 dhe është ndarë në dy pjesë. Pjesa e parë i është dedikuar fjalimeve, ndërsa pjesa e dytë do të jetë debati mbi dokumentin me parashikimet statutore dhe votimi final i ndryshimeve. Burime të Report TV kanë bërë të ditur se në mbledhjen e organit më të lartë të PD do të risillet edhe një herë çështja e protestës së kuksianëve, zhvilluar gati një muaj më parë.

Tashmë jo në formë proteste por me një fjalim të një përfaqësuesi. Gjithashtu, axhenda parashikon nga një fjalë të një përfaqësuesi nga shtresa e të persekutuarve, një nga të përjashtuarit nga skema e ndihmës ekonomike dhe një fjalë nga një anëtar i vjetër i PD.

Mbyllja pa surprizë i rezervohet kryedemokratit Lulzim Basha. Ndërkaq, statuti aktual i Partisë Demokratike nuk parashikon pjesëmarrjen e ish-deputetëve apo figurave të vjetra të Partisë Demokratike. Po të njëjtat burime kanë saktësuar se, në PD kanë konfirmuar pjesëmarrjen ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj dhe rivali i Lulzim Basha për kreun e PD vitin e kaluar, Eduard Selami. Selami dhe Evdin Kulluri do të flasin në Kuvendin e PD.

Indiferentë ndaj ftesës ka qenë Jozefina Topalli, Astrit Patozi e Majlinda Bregu, të cilët nuk kanë konfirmuar pjesëmarrjen në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD, këtë të diel. Kuvendi Kombëtar është organi më i lartë i Partisë Demokratike. Në mbledhjen e kësaj të diele ky organ do të miratojë në formë finale ndryshimet statutore. Anëtarët Edvin Kulluri, Edith Harxhi dhe Gent Malko e kanë shprehur se sërish do të ripropozojnë draftet e tyre që e kanë vendosur fokusin tek caktimi i rregullave për dorëheqjen dhe shkarkimin e kryetarit.

Axhenda e Kuvendit Kombëtar të PD: 

1.    Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka hap Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.

2.    Fato Murraj anëtarja më e moshuar në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.

3.    Lulzim Popa, një prej protestuesve në Kukës, i cili u arrestua nga policia e shtetit pasi kërkonte heqjen e tarifës për “’Rugën e Kombit”, bashkë me deputetin Flamur Noka në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.

4.    Mënyre Lila, familjare nga Kavaja, i është hequr ndihma ekonomike. Jeton pa të ardhura, me bashkëshortin, vajzën e divorcuar dhe mbesën me aftësi të kufizuara. Së bashku me deputeten Grida Duma, në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.

5.    Uran Kostreci, ish-i përndjekur, së bashku me deputetin Enkelejd Alibeaj, në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.

6.    Xhovana Bala, anëtarja më e re e Kuvendit Kombëtar, së bashku me kryetarin e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Rekordi i Policisë, 152 milionë euro asete kriminale të sekuestruara
Previous article NË KËRKIM PËR PLAGOSJE, kush janë dy vlonjatët e ARRESTUAR (EMRAT)

Redaktor2

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË TIRANË-DURRËS/ Koçiu viziton të plagosurit te Trauma Politikë

AKSIDENT TRAGJIK NË TIRANË-DURRËS/ Koçiu viziton të plagosurit te Trauma

"MOS U DORËHIQ, KËTA S'JANË ALTERNATIVË"/ Rama ndan mesazhin e një qytetari Politikë

"MOS U DORËHIQ, KËTA S'JANË ALTERNATIVË"/ Rama ndan mesazhin e një qytetari

BASHKËPUNIM ME ITALINË PËR PRODHIMIN E MJETEVE DETARE/ Rama: 500 vende pune të reja Politikë

BASHKËPUNIM ME ITALINË PËR PRODHIMIN E MJETEVE DETARE/ Rama: 500 vende pune të reja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT