Partia Demokratike mbledh sot Kuvendin Kombëtar për të miratuar ndryshimet në statut.
Në disa fotografi të LSA-së vihet re se të pranishëm janë edhe Besnik Mustafaj e Tomor Alizoti, dy kritikë të fortë të kryedemokratit Basha.
Gazetarja e News 24, Elda Menga bëri të ditur se i pranishëm është edhe Eduard Selami, i cili madje ka kërkuar të mbajë edhe një fjalim në Kuvendin Kombëtar.







