Angazhimi i Guardia di Finanza të Ravenës dhe i Zyrës së Doganës në zonën e portit vazhdon në mënyrë që të luftohet çdo formë e trafikut të paligjshëm të mallrave. Në ditët e fundit, financa e Ravenës dhe zyrtarët e Agjencisë Doganore kanë vazhduar të kontrollojnë një konteiner që vinte nga Shqipëria, që kishte deklaruar se përmbante këpucë pune të prodhuara në Itali.
Megjithatë, gjatë inspektimit u zbulua se këpucët ishin prodhuar dhe ishin mbledhur në Shqipëri dhe kishte digiturën false”100% Made in Italy”, duke ndryshuar kështu informacionin mbi vendin e tyre të prodhimit dhe origjinës.
Zyrtarët e Policisë Financiare dhe doganore sekuestruan kontenierin i përbërë nga më shumë se 2500 këpucë dhe raportohet nga Autoritetet Gjyqësore të Ravennës se një shtetas shqiptar, përfaqësues ligjor i Pulias importonte produket e rreme “Made in Italy” përmes portit të Ravenës.



