• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KLSH përballet në Gjykatë me Prokurorinë, ja “dosja e nxehtë” që i përplasi
Home
Aktualitet
Kronikë

KLSH përballet në Gjykatë me Prokurorinë, ja “dosja e nxehtë” që i përplasi

28 April, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Kronikë

Në rubrikën e përjavshme “Dosjet e nxehta  dhe kallëzimet penale të Kontrollit të lartë të shtetit”, emisioni “Java” në RTSH  njoftoi mbrëmë se KLSH dhe Prokuroria e Tiranës do të përballën në fillim të javës së ardhshme në gjykatën e Tiranës për tenderin e dhënies me konçension të një sipërfaqeje toke 101, 2 ha në Spitallë të Durrësit për ndërtimin e një  impianti  ferrokromi.

KLSH, në bazë të auditit për këtë tender, ka bërë  në datë 10.12.2017 kallëzim penal ndaj pesë anëtarëve të Komisionit të  Vlerësimit të Ofertave pranë  ish  Ministrisë së zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes. Ata akuzohen për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera dhe ankande publike.

Raporti i KLSH-së liston me hollësi ato që ai i vlerëson si shkelje  në funksion të favorizimit të njërës prej firmave pjesëmarrëse. Një fakt i çuditshëm është se në vlerësimin përfundimtar katër anëtarë të Komisionit  kanë dhënë vlerësim për të  gjithë zërat që përmban oferta,  dy prej tyre kanë dhënë vlerësime të pjesshme duke lënë pa pikë dy zëra, tre prej anëtarëve nuk kanë bërë bërë vlerësim fare.

A mund të quhet i ligjshëm një vlerësim i tillë? Logjika elementare të thotë jo, përndryshe  komisioni bëhej jo me nëntë por me katër anëtarë”, tha mbrëmë  analisti Preç Zogaj në emisionin “Java”, duke shtuar se “ata që  nuk  donin të jepnin vlerësime duheshin  zëvendësuar për t’i dhënë legjitimitet tenderit”

Kallzimi i KLSH, siç ka ndodhur e ndodhur  disa herë,  është mbyllur nga Prokuroria  e Tiranës.  KLSH është kundërpërgjigjur duke berë ankim në Gjykatën e faktit në Tiranë. KLSH dhe Prokuroria e Tiranës do të përballën për herë të parë në gjykatë për ankadin e Spitallës.  Emisioni “Java”, që ndjek  prej disa muajsh fatin e kallzimeve dhe rekomandimeve të KLSH-së, theksoi mbrëmë se Prokuroria ka pyetur vetëm katër anëtarë të Komiisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe ajo që bie në sy nga pyetja e tyre është fakti  i deshmive identike, copy paste, që ata kanë dhënë. Mbi këto dëshmi identike  prokurori i çeshtjes ka mbyllur hetimin.

“As strofat e poemës së mirënjohur të  Naim Frashërit “Bageti e Bujqësi”, katër vetë nuk i thonë dot njëlloj deri edhe me tre pikat e retiçencës, siç  ka ndodhur me dëshmitë e marra nga Prokuroria e Tiranës për ankandin e Spitallës”, tha Zogaj. Gjykata do të shprehet javën e ardhshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ç'PO KURDISIN VALLË/ Noziy dhe Dafina Zeqiri bashkojnë forcat për duet (FOTO)
Previous article VRASJA NE KAMEZ/ Si e piketoi komshiu dyqanin e Bucit, shoku: Më tha 'do ndajmë çdo gjë'

Redaktor2

Postime të ngjashme

TË TJERA DETAJE NGA PLAGOSJA NË POGRADEC/ Nikolla dhe Edison Agolli vendosën kamera pranë burgut të Drenovës, monitoruan lëvizjet e Bran Syzos para sulmit Aktualitet

TË TJERA DETAJE NGA PLAGOSJA NË POGRADEC/ Nikolla dhe Edison Agolli vendosën kamera pranë burgut të Drenovës, monitoruan lëvizjet e Bran Syzos para sulmit

INSTAT NXJERR SHIFRAT PËR 2025/ Tirana, qyteti më i preferuar nga të huajt! Ja ku zgjedhin të pushojnë shqiptarët Aktualitet

INSTAT NXJERR SHIFRAT PËR 2025/ Tirana, qyteti më i preferuar nga të huajt! Ja ku zgjedhin të pushojnë shqiptarët

MOTI I KEQ NË KORÇË/ Era e fortë shkakton rrëzimin e pemëve mbi automjete! Breshër në zonat e Maliqit dhe Kolonjës Aktualitet

MOTI I KEQ NË KORÇË/ Era e fortë shkakton rrëzimin e pemëve mbi automjete! Breshër në zonat e Maliqit dhe Kolonjës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT