• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA NE KAMEZ/ Si e piketoi komshiu dyqanin e Bucit, shoku: Më tha ‘do ndajmë çdo gjë’
Home
Breaking News

VRASJA NE KAMEZ/ Si e piketoi komshiu dyqanin e Bucit, shoku: Më tha ‘do ndajmë çdo gjë’

28 April, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja kriminale që tronditi mbarë opinionin publik, ku u vra shtetasi Agim Buci gjatë një tentative grabitjeje në minimarketin e tij. Një ditë më parë, policia zbardhi ngjarjen duke arrestuar dy autorët e krimit, Vladimir Kurtin dhe Rruzhdi Hoden, ndërsa Report Tv mëson sot se polumbarët vijojnë kërkimet në Lumin e Tiranës për gjetjen e pistoletës së përdorur në krim.

Gjithashtu, burimet i thanë Report Tv se të dy autorët kanë pranuar krimin para policisë. Nga hetimet bëhet e ditur se plani për grabitjen e marketit, ku u vra 52-vjeçari dhe u plagos bashkëshortja e tij, Merita Buci, është ideuar nga Vladimir Kurti, i cili jeton pranë banesës së familjes Buci, në rrugën ‘Beslidhja’, në Kamëz.

Mësohet se 28-vjeçari e kishte piketuar dyqanin e familjes Buci, pasi kishte parë se në mbrëmje aty kishte pak lëvizje dhe pak ndriçim dhe zakonisht shërbente vetëm gruaja, pasi bashkëshorti i saj punonte në një kompani interneti.

Pas kësaj, i riu ka kërkuar dhe ndihmën e shokut të tij, Rruzhdi Hode, i cili jeton në periferi të Kamëz, ku ky i fundit kishte si detyrë të mbështeste Kurtin në veprime dhe të bënte transportin me mjetin e tij Volswagen.

“Ladi më tha hajde me mua, marrim çfarë të gjejmë dhe i ndajmë bashkë. Unë vetëm e çova me makinë, nuk kam asnjë faj. Nuk e dija se do qëllonte”, mësohet të ketë thënë Hode para uniformave blu.

Si ndodhi ngjarja:
Fillimisht grabitësit janë futur në minimarket dhe i kanë kërkuar lekët Merita Bucit. Ajo ka ngritur duart lart dhe u ka thënë nuk kam lekë. Më pas njëri prej grabitësve e ka qëlluar me pistoletë në këmbën e djathtë. Agim Buci ka qenë te pjesa e jashtme e marketit duke rregulluar arkat e fruta-perimeve.

Kur është futur në dyqan Agimi është përballur me grabitësit. Në një moment Agimi ka marrë thikën e djathit dhe ia ka drejtuar grabitësve. Këta të fundit e kanë qëlluar në pjesën e barkut 1 herë.

Më pas grabitësit janë trembur dhe kanë ikur me shpejtësi. Djali i vogël ka parë gjithë skenën kur është plagosur mamaja e tij dhe më pas është fshehur poshtë banakut. Djali ka parë edhe babin të mbuluar me gjak.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KLSH përballet në Gjykatë me Prokurorinë, ja “dosja e nxehtë” që i përplasi
Previous article Eno Popi tradhëton shoqen e ngushtë, lë Arbanën për një tjetër moderatore (FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"I MITURI JASHTË RREZIKUT PËR JETËN"/ Spitali i Traumës jep lajmin e mirë pas aksidentit tragjik në autostradën Tiranë-Durrës Aktualitet

"I MITURI JASHTË RREZIKUT PËR JETËN"/ Spitali i Traumës jep lajmin e mirë pas aksidentit tragjik në autostradën Tiranë-Durrës

GRABITËN NJË BANESË NË BELGJIKË/ Gjykata dënon dy shqiptarët me 18 muaj burg Aktualitet

GRABITËN NJË BANESË NË BELGJIKË/ Gjykata dënon dy shqiptarët me 18 muaj burg

KRIMET ZGJEDHORE/ SPAK ndryshon strategji: Të ashpërsohen dënimet, hetimet deri te përfituesit realë Aktualitet

KRIMET ZGJEDHORE/ SPAK ndryshon strategji: Të ashpërsohen dënimet, hetimet deri te përfituesit realë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT